Boksierit amerikan, Floyd Mayweather, i është marrë trofeu i kampionit që ai e fitoi duke e mundur filipinasin, Manny Pacquiao në maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mayweatherit i është marrë rripi për shkak se nuk kishte paguar tarifën për mbajtje të rripit të kampionit organizatës për mirëmbajtjen e ndeshjeve të boksit në shumën prej 200.000 dollarëve.
Boksieri duhej të paguante 200.000 dollarë, por pasi që kjo nuk është bërë në kohë, u vendos që ti merret trofeu i Organizatës Botërore të Boksit (WBO).
"Komiteti i WBO-së nuk ka alternativë, porpos të mos pranojë Floyd Mayweather si kampion bote në WBO peshën e lehtë dhe t'ia marrë titullin për shkak të mosrespektimit të rregullave të WBO-së," theksohet në deklaratën e organizatës së boksit.
Boksieri amerikan në dy javët e ardhshme mund të apelojë vendimin e WBO-së
/Shqiptarja.com