BOLIVI - Çdo ditë fëmijë e fansa të rinj vijnë për t’u argëtuar me skejtbordet e tyre në parkun masiv të krijuar vetëm për këtë qëllim. Parku i skejtbordit që ngjason me një pishinë masive është një nga më të mëdhenjtë në rajon në majën e Andeve më një pamje mbreslënëse dhe disi dramatike. Me një sipërfaqe prej 1400 metra katroshës ajo është si një oaz në mes të gjelbërimit të pyjeve përreth.

Për ndërtimin e saj u deshën 30 ditë punë intensive nga 100 vullnetarë të ardhur nga 17 vende të ndryshme si Kolumbia, Japonia, Gjermania, Australia etj.

Çdo javë parkun e vizitojnë rreth 3000 fansa pasi ky është i vetmi me standarte ndërkombëtare për skejtbord të klasit të parë. Drejtuesja e parkut Janette Ferrufino shpjegon se suksesi i këtij parku vjen dhe për shkak se vendi ku ndodhet ka qenë më parë një zonë krimesh, me hajdutë dhe të pastrehë të rrezikshëm. Ata nëpërmjet iniciativës së tyre vullnetare arritën të ndryshojnë tërësisht reputacionin e rajonit të Pura Pura-s.

Për realizimin e saj u deshën plot 72,000 dollarë vetëm për materialet ndërtuese. Ferrufino shpjegon mënyrën e realizimit të këtij projekti që është një praktikë japoneze, me pistën e skejtbordit në formë pishine. Një prej pjesëmarrësve shpjegon se për shkak të pozicionit të saj të favorshëm parku është shndërruar në një pikë takimi midis klasave të ndryshme sociale dhe ekonomike, duke alternuar eksperiencat.