Minatorët në Bolivi rrëmbyen dhe rrahën për vdekje zvministrin e brendshëm Rodolfo Illanes. Lidhur me këtë cështje policia arrestoi më shumë së 100 persona të cilët morën pjesë në protesta . Zvministri kishte shkuar në zonën e Panduro pikërisht për tu takuar me minatorët dhe për të biseduar me ta lidhur me kërkesat e tyre. Mediat locale thonë se Illanes kish thënë ishte i siguruar nga forca të shumta por pak më pas u gjet i pajetë. Ministri i brendshëm Carlos Romero konfirmoi se zvministri ishte vrarë në mënyrë brutale.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)







