Bolivianët indigjenë kanë festuar Ditën e Pachamama apo Mëmës Tokë, duke bërë sakrilegje për hyjninë, në majën e Andeve Boliviane në Amerikën Jugore.
Në ande muaji gusht i dedikohet hyjnisë së tokës dhe ata djegin dhurata në vendin e quajtur pllaja e trëndafiltë duke kërkuar bekime dhe ndihma nga ajo. Ata përgatisin ushqime të shumëllojshme si qengj, lama, lepuj dhe gjela të pjekur, bashkë me shumë ëmbëlsira të ndryshme, duke i vendosur mbi flakë nga ku Pachamama mund t’i marrë. Për fiset indigjene boliviane pllaja e trëndafiltë është vendi ku tracidionalisht është realizuar ceremonia e këtij rituali për breza të tërë. Një ndër pjesmarrëset, Ramos, thotë se kjo bëhet për t’i ofruar tokës dhurata dhe për të marrë nga ajo të mira materiale dhe shpirtërore, si fat, shëndet dhe sukses në jetë.
Zgjidhet pikërisht muaji gusht sepse është më i thati dhe mendohet se është koha kur toka ka më tepër nevojë për ujë dhe ushqim. Ramos shprehet se ata besojnë në zot por dhe në fuqinë e tokës për shkak se jetojnë mbi tokën dhe ajrin e saj, me diellin dhe hënën, duke ecur, thithur ajër nën qiellin me yje. Ata festojnë marrëdhënien reciproke me ambientin përreth dhe drejtuesja shpirtërore, Mamani, kujdeset që të bekojë çdo pjesmarrës që bashkohet në këtë ceremoni.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO