TIRANE- Një ditë pas miratimit të variantit të ri për ndarjen administrative, kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano kërcënon se do të përdorin veton për të bllokuar ndarjen e re administrative. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Bollano theksoi se përfaqësuesi i tyre në komision do të përdor të drejtën e vetos nëse qeveria nuk reflekton në ndarjen e re territoriale.
Sipas tij, OMONIA së bashku me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të dalin në një qëndrim të unifikuar, përsa i përket ndarjes së re administrative. Sipas tij, harta e cila u miratua para dy ditësh në Komisionin Posaçëm për Reformës Administrativ-Territoriale është bazuar në interesa të ngushta klienteliste dhe se nuk përfaqëson të drejtat që ka minoriteti grek në çdo territori të Shqipërisë.
/Shqiptarja.com