Bollino: Qeveria në Itali, jonatyrale
zgjidhje ndryshimi i kodit zgjedho
Një opinion mbi situatën politike në Itali vjen edhe në studion e televizionit “A1 Report” në Tiranë nga Carlo Bollino, drejtor i gazetës italiane ‘La Gazzetta del Mezzogiorno’.
TIRANË - Një opinion mbi situatën politike në Itali vjen edhe në studion e televizionit “A1 Report” në Tiranë nga
Carlo Bollino, drejtor i gazetës italiane ‘La Gazzetta del Mezzogiorno’.
“Krizë politike e paralajmëruar, e cila vjen pas dënimit të Berluskonit”, dhe “një tension brenda një qeverie jonatyrale”, ka cilësuar Bollino paralajmërimin e kryeministrit Enrico Letta për dorëheqje në rast vote mosbesimi në parlament pas dorëheqjes së sotshme të 5 ministrave të PDL të Berluskonit dhe rrezikimin për përjashtim nga Senati të kreut të tyre, Berluskoni.
“Rritja e TVSH është një pretekst i Berluskonit”, argumenton Bollino kundërshtimet e sotme në Senat për rritjen e taksës TVSH si “dhunim i rëndë i pakteve të qeverisë”. “Nuk ka rëndësi numri i ministrave të dorëhequr, por votëbesimi i qeverisë në parlament”, ka argumentuar Bollino.
Ndërkohë, sipas Bollinos, presidenti Napolitano ka kërkuar shmangien e një krize politke.
Bollino ka vërejtur se në Itali duhet të ndryshohet ligji zgjedhor si zgjidhja e vetme. Kjo pasi partia “Lëvizja 5 yjet”, e kryesuar nga Beppe Grillo ka vota disidente, as për të majtën, as për të djathtën.
“Ndryshimi i ligjit zgjedhor bën ndoshta të ndryshojnë balancat dhe mund të dalë një forcë fituese, që mund të qeverisë me stabilitet Italinë”, u shpreh Bollino.
Sipas tij, "para të hënës nuk do ketë një vendim përfundimtar dhe kjo është një telenovelë shumë e gjatë, e përsëritur".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.5%
-
Jo
33.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Carlo Bollino lajmëron padi për shpifje ndaj ''Syrit'' të familjes Berisha
30 Nëntor 2024, 14:50
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor 2024, 16:05
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18