Serie A e futbollit në Itali zhvilloi mbrëmjen e të hënës dy ndeshjet përmbyllëse të raundit të 26-të. Fiorentina fitoi 1-0 kundër Pisës në derbin e Toskanës, ndërsa Bologna mposhti po 1-0 Udinesen. Pas këtij raundi është Interi me 64 pikë që mban kreun e klasifikimit, ndjekur nga Milani me 54 pikë dhe Roma e Napoli me nga 50 pikë.
Në stadiumin 'Artemio Franchi' të Firenzes vendasit e Fiorentinës fituan 1-0 kundër Pisës në derbin e Toskanës. Përballja ishte e fortë dhe pa shumë raste shënimi, megjithatë sfida u vendos nga goli i Moise Kean në minutën e 13-të të takimit. Fiore merr kështu fitoren e dytë radhazi dhe me 24 pikë mban vendin e 16-të në renditje, duke dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit të Serie A.
Në stadiumin 'Renato Dall'Ara' Bologna mori fitoren e dytë radhazi duke mposhtur 1-0 Udinesen. Veterani Federico Bernardeschi, i futur në pjesën e dytë, vendosi ndeshjen me golin e tij nga 11 metërshi në minutën e 75-të të takimit. Pas katër humbjeve radhazi, Bologna 'shkelmon' krizën dhe merr fitoren e dytë në pak ditë duke u renditur në vendin e tetë me 36 pikë. Nga ana tjetër Udinese merr humbjen e tretë radhazi dhe mbetet në kuotën e 32 pikëve në vendin e 11-të.
Serie A, raundi 26-të:
E hënë, 23 shkurt 2026
Fiorentina 1-0 Pisa
Bologna 1-0 Udinese
Renditja:

Komente