Detaje të reja janë zbuluar nga eksplozivi i vendosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia në Vlorë. Sasia plasëse e vendosur pranë pallatit të Kulturës në Vlorë, është rreth 200 gram dhe e vendosur me telefon.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se lënda plasëse ishte e përgatitur në mënyrë artizanale lloji "tritol". Sasia e tritolit u asgjësua me shpërthim të komanduar nga Forcat Xheniere.
Burime bëjnë me dije se policia nuk e ka ende të qartë nëse lënda plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë në afërsi të ndonjë makine të parkuar.
Policia ka shpresa tek kamerat e sigurisë të sekuestruara nëse kanë identifikuar automjetin, apo personin.