"Bomba" e dytë e Zaev: Qeveria
VMRO-BDI kontrollon gjyqësorin
Video/Raportim me Skype nga Shkupi

VMRO-BDI kontrollon gjyqësorin
Video/Raportim me Skype nga Shkupi">
SHKUP - Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Zoran Zaev ka bere publikë këtë të dielë serinë e dytë të përgjimeve ku sipas tij tregohen ndrëhyrjet e qeverisë në sistemin gjyqësor. Ndërhyrjet e ashpra në gjyqësor, montime të vendimeve gjyqësore dhe emërime të gjykatësve, janë pjesë e përgjimeve të radhës të publikuara nga ana e liderit të Lidhjes Social Demokrate Maqedonase. 

Ai theksoi se në këto biseda prezantohet gjithë klani politik i VMRO-DPMNE-së dhe partisë shqiptare në koalicionin qeverisës BDI, për manipulimet që kanë bërë në sistemin gjyqësor. “VMRO-DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore, kanë koordinuar shkarkime dhe emërime të gjykatësve”-deklaroi Zaev gjatë konferencës për shtyp.
 
Lideri i LSD-së ka prezantuar fillimisht bisedën e ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ku ajo dëgjohet duke ndërhyrë tek ish-ministri i drejtësisë, Mihajlo Manevski.

Më pas në një regjistrim të dytë dëgjohet një bisedë e shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov me zëvendëskryeministrin për “Marrëveshjen e Ohrit”, Musa Xhaferri, mbi përzgjedhjen e krerëve të Gjykatës Supreme. “Kjo tregon se pse burgjet në Maqedoni janë plot me të burgosur politik. Kjo tregon se pse reagohet në këtë mënyrë me ata që kanë mendim të kundërt. Tani është e qartë se kush po e rrënon rendin kushtetues në Maqedoni. Kësaj mënyre qeverisje do ti japim fund”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në prezantimin e të ashtuquajturës bombë e dytë kundër pushtetit.
 
Ndërkaq Bashkimi Demokratik për Integrim ka përsëritur kërkesën për ndërmjetësim ndërkombëtar në dialogun midis LSDM-së dhe VMRO-DPPMNE-së lidhur me çështjen e përgjimeve. Përfaqësuesit e BDI-së, vlerësojnë se ndërmjetësim i ndërkombëtarëve është i domosdoshëm për shkak të mosbesimit që kanë qytetarët, por edhe vet BDI-ja, ndaj sistemin gjyqësor.
 
BDI-ja gjithashtu fton LSDM-në që të rikthehet në Kuvend. Në komunikatën e BDI-së thuhet se për ta fituar besueshmërinë nga të gjitha palët e përfshira, Brukseli duhet sa më shpejtë të dërgojë një ekip të fuqishëm politik dhe ekspertësh.

Redaksia Online
(Gre.M//Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?