'Bomba' e Hashim Thaçit: Gazetari Ali Uka u vra nga njerëz të Sali Berishës, dinte takimin e fshehtë me Millosheviçin (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka  bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se gazetari Ali Uka është vrarë nga njerëzit e Sali Berishës. Thaçi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se është e vërtet se ai është arrestuar në Tiranë me pretekstin e armëmbajtjes pa leje.

Sipas Thaçit, të gjitha informacionet dhe indiciet për vrasjen e gazetarit Ali Uka, në 30 korrik të 1997,  të çojnë tek zyra e ish-presidentit Berisha. Më pasi ai ka thënë se Ali Uka është vrarë pasi kishte gjetur dhe do të publikonte informacione për takimet e fshehta të Berishës me Millosheviçin, Gligorovin dhe Arkanin.

Ali Uka


Deklarata e Thaçit: 

 “Dua të them një fakt për herë të parë. Është e vërtetë se Ali Uka atë kohë pretendonte dhe donte të botonte në  shtyp të vërtetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Ali Uka punonte në gazetën “Shqiptare”. Remzi Hoxha i cili sipas Aliut kishte bërë zbulimin e takimeve të fshehta në Ohër në mes të Sali Ramë Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit. Pra Presidentit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte arrestuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut të conte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës, tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës. Ndërsa flas për takimin e fshehtë mes Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit në pranverë të vitit 1995. Nuk është folur shumë në publik për këtë. Pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar atëherë skemën e Arkanit në Shqipëri dhe takimet me zyrtarët e lartë të SHISH. Aliu fliste me fakte që Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë Krujë dhe Shkodër dhe që kontraktonin dhe merreshin me kontrabandë por para së gjithash të armatimit të njësive paramilitare të serbëve edhe në Kosovë, edhe në Kroaci, edhe në Bosnje. Këto deklarime të tij për mua kanë qenë intriguese. Sali Berisha e di shumë mirë kush e ka vra Ali Ukën. Me emër dhe mbiemër. E di se kur u burgos, si u dënu dhe kur u liru me ndikim të drejtpërdrejtë të Sali Ramë Berishës. Ali Uka ka qëndruar dhe ka pi me të në tavolinë, me dy nga këshilltarët e Sali ramë Berishës dhe dy persona të tjerë”, tha Thaçi.
 

Sali Berisha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Floris: 31/05/2019 18:29

    NE LITAR, NE LITAR, O qen bir qeni o è piellla e serbeve dhe e milloshevicit , ne LITAR.

    Përgjigju
  • eldi: 31/05/2019 18:00

    puuu ca mashtrusi ordiner. dmth takimi i pogradecit eshte bere diku 95 se mbas keti taki u remby remzi hoxha. ok takimet ne shkoder dhe fushkruje vete thaci thote jane bere perpara se pogradeci eshte i fundit dhe ne takime eshte arkani dhe legja. millorad ulmeke legije. ok po e di ti o spiun i udbes qe legija ka qene deri ne 96 ushtar ne legjonin francez 5 vjet ne shrebim. dhe eshte liruar ne fillim 97. hap internetin se e ka pubilku franca plre spiun mashtrus percares. gjithe ju rrinit te rogner benitsikur luftonit dhe vidhnit leket qe jepeshin per uck.

    Përgjigju
    • eldi: 01/06/2019 16:22

      mos lexo wikipedian o pall shiko dokumentat qe ka pubilu franca se me ato dokumenta i sheptoi burgut perndryshe do ishte ne bur per krime kunder njerzimit. tani eshte ne burg per vrasjen e dingjic

    • Fatjon: 01/06/2019 08:27

      Eldi po ti qenke mashtrues ordiner, Milorad Ulemek ose Legija ka qene legjionar nga 1986 deri ne 1992 vit ne te cilin dezertoi, dhe u kthye ne ish-jugosllavi dhe ku u bashkua me Arkanin

  • pll dega vore: 31/05/2019 15:26

    Pershendetje Sali rumpalla =O PUSHTI I KOMBIT..... A' e shikon ore tradhetar e poli-spiun-agjent se cfare gjendje e katandise drejtesine dhe ekonomine ne Shqiperi !!!???. Shikoni gjyqetaret e pa afte-kriminal te korruptuar te dekretuar nga tradhetari i kombit Sali Ram Berisha. Gjyqetare Admir Thanza e Fatmira Hjdari dhe Aludin Malaj po lirojne kriminelet me burgim te perjetshem , per te mbushur valixhet me para. Ky lloje.sorollopi pa sholle juridike jane vegla te krimit te organizuar dhe korrupsionit berishjan per tre dekada. Te gjitha cilsite me te poshtra dhe te degjenerara ne bote i ka vetem komunisti vrases-sllavjan Sali Rankomilloshovici. Pese nuk arrestohet tradhetari dhe kryekrimineli i kombit Sali Berisha???? Kush po e pengon arrestimin e tij????

    Përgjigju
  • Cekja: 31/05/2019 14:44

    Po pse pikersht tani ti po rrefehesh ku ke qene me perpara apo keshtu eshte politika

    Përgjigju
  • REXHEP PALLOSH LEKA: 31/05/2019 12:50

    Krimet e spiunit të U.D.BS sali ram berisha jan pa fund. Ky njeri i lan fajet vetë duke e varur te sheshi SKËNDERBE.

    Përgjigju
  • Cubi: 31/05/2019 06:10

    Mir e ke ti o Thaci po sa mistere ka ky as Roma nuk do ta pranoj!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur