'Bomba jemi deri tani...Kalçetoja është e lirë, hajde të luajmë!' Si u zbërthye grupi që do trafikonte në Greqi 37.5 kg drogë

'Bomba jemi deri tani...Kalçetoja është e lirë, hajde të luajmë!' Si u zbërthye grupi që do trafikonte në Greqi 37.5 kg drogë

TIRANË - Një operacion i kryer nga forcat operacionale të policisë Korçë dhe Pogradec, ka sjellë arrestimin e pesë personave, të cilët po tentonin të trafikonin në Greqi një sasi prej 37.5 kilogram drogë, në fund të muajit nëntor të këtij viti. Hetimi dhe goditja e këtij grupi është kryer duke bashkërenduar punën me prokurorinë e Korçës, e cila ka urdhëruar ndjekjen në terren dhe arrestimin e pesë personave Mario Zallemi, Arjel Kuqo, Klajdi Nako, Donald Panxhi dhe Besnik Dollomaja. Të gjithë këta persona momentalisht ndodhen në burg, pasi janë arrestuar gjatë momentit të shkëmbimit të sasisë së drogës prej 37.5 kg në afërsi të fshatit Braçanj të Devollit, fshat ky që ndodhet buzë kufirit të gjelbër me Greqinë. Njëri nga të arrestuarit Klajdi Nako është kapur i fshehur mes shkurreve buzë rrugës, ndërsa dy shokët e tij Mariglen Zeqo dhe Renato Tigno janë fiksuar nga kamerat termike të policisë duke u larguar me vrap dhe sot e kësaj dite janë në kërkim.

Sekuestrohen 18.5 mijë euro

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dhe 18 mijë e 500 euro, të cilat i janë gjetur në çantë bashkëshortes së të arrestuarit Donald Panxhi. Në deklarimin e saj dhënë para policisë K. Panxhi, ka pohuar se në momentin që ka dalë nga shtëpia kam qenë e tensionuar, pasi nuk po arrinte të lidhej në telefon me bashkëshortin e saj. Në lidhje me sasinë prej 1 gram kanabis që ju gjet në çantë ajo deklaron se:  "është e bashkëshortit tim Donald Panxhi, ndërsa sasia e eurove të gjetura në çantën është e nënës, e cila ka shkuar në Amerikë dhe mi ka lënë mua në ruajtje”. Kjo sasi euro tashmë është sekuestruar nga prokuroria e Korçës dhe dyshohet se vlera monetare është produkt i ardhur nga shitja e drogës.

Pritësi në Greqi ishte Edjon Mullaymeri

Gjatë hetimeve dhe përgjimeve të zhvilluara me qëllim zbërthimin e këtij grupi kriminal rezulton se lënda narkotike e ndarë në 35 pako, do transportohej përmes kufirit të gjelbër me Greqinë dhe se personat që do e bënin këtë gjë, dyshohet të jenë Klajdi Nako dhe dy personat e shpallur në kërkim Mariglen Zeqo dhe Renato Tigno. Në një përgjim të kryer nga prokuroria e Korçës kuptohet që anëtarët e grupit flisnin në mënyrë të koduar, duke përdorur fjalët "a do vish mbasdite, dhe të bësh atë punë", dhe kjo bisedë është kryer mes të arrestuarit Besnik Dollomaja dhe Ariel Kuqo. Ndërsa gjatë një bisedë të zhvilluar mes Donald Panxhit dhe Arjel Kuqos, ata përdorin fjalën e koduar "kalçetoja është e lirë, hajde të luajmë". Hetimi ka provuar dhe identifikuar dhe një person tjetër i cili quhet Besnik Dollomaja ose siç thirret ndryshe “Beso” dhe një individ që thërritet me nofkën “Doke” që është Edjon Mullaymeri, i cili rezulton të jetë njeriu që priste në anën e territorit grek, sasinë e 35 pakove me drogë.

Një bisedë e zhvilluar mes Arjel Kuqo dhe Donald Panxhi, rezulton se Arjel Kuqo i thotë:

Arjel Kuqo: Thuaji a janë gati gjërat, se do çajmë rrugën, hajde se do llafosemi hajde

Donald Panxhi: Do bëhet punë, të zbres              

Arjel Kuqo: Hajde te shtëpia e kushos

Ndërsa në një bisedë tjetër të datës 16 nnëtor 2019 të zhvilluar mes Arjel Kuqos dhe Donald Panxhit ka këtë përmbajtje, duke nënkuptuar se punët shkonin shumë mirë.

Donaldi: Bomba jemi deri tani, avash avash

Arjeli: Mirë mirë

Donaldi: Hë mo shtroje pak…

Arjeli: Ja po vijmë

Ndjekja në teren me kamera termike

Mirëpo në dijeni të këtij rasti të trafikimit të drogës janë vënë dhe strukturat e policisë së Korçës, ku shërbimet policore janë vendosur në mbajtjen nën kontroll të aksit rrugor Korçë-Devoll dhe në veçanti shërbime të shtuara janë vendosur në aksin rrugor midis fshatrave Trestenik dhe Braçanj, ku dyshohej se do të kryhej ky aktivitet kriminal, dorëzimi i sasisë së drogës.

Rreth orës 19:30, agjentët e policisë kanë pikasur një automjet të markës “Volkswagen Golf 4” në pronësi të Besnik Dollomaja, i cili ka kaluar nga qyteti i Bilishtit dhe është futur në drejtim te fshatit Vishocicë dhe ka vazhduar rrugën deri në afërsi të fshatin Braçanj. Nga automjeti në fjalë kanë zbritur tre persona Klajdi Nako, Mariglen Zeqo dhe Renato Tigno , të cilët menjëherë nga rruga, ku kanë zbritur janë fshehur në pjesën e shkurreve dhe bimësisë anash rrugës. Pasi kanë zbritur tre personat nga automjeti “Golf”, dy prej tyre Mariglen Zeqo dhe Renato Tigno, janë kthyer sërish në makinë dhe janë drejtuar në drejtim të Bilishtit. Por shërbimet e vendosura rreth zonës së fshatrave Trestenik dhe Braçanj kanë qëndruar në pritje në vendet e shërbimit, duke mbajtur në vëzhgim personin që qëndroi i fshehur në shkurret buzë rrugës.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, policia ka pikasur se në aksin Korçë-Kapshticë po lëviznin dy automjete njëri pas tjetrit në distancë te afërt nga njëri-tjetri, automjeti i parë në radhë ishte i markës “Benz Mercedez” pronë e Donald Panxhi dhe menjëherë pas tij ishte një automjet i markës “Benz Mercedez” në pronësi të Mario Zallemit. Të dy automjetet janë futur në qytetin e Bilishtit, dhe kur kanë mbërritur pranë komisariatit të Policisë Devoll, Donald Panxhi ka vazhduar rrugën drejt Kapshticës, ndërsa Mario Zallemi, ka vazhduar rrugën në drejtim të fshatit Vishocicë, e mandej drejt fshatit Braçanj. Mario Zallemi, teksa është afruar pranë zonës ku pak orë me parë kishin zbritur tre persona dhe kishin hyrë në shkurret buzë rrugës, ka ndaluar shpejtësinë e makinës, është kthyer në vendin ku qëndronte i fshehur Klajdi Nako.

Benzi i drejtuar nga Mario Zallemi ka ndaluar dhe prej andej ka zbritur një person me një çantë sportive ngjyrë bojë qielli. Pikërisht në këtë moment është ndërhyrë nga ana e policisë duke ndaluar mjetin e drejtuar nga Zallemi, dhe arrestuar shoferin e makinës dhe personin Ariel Kuqo që mbante në dorë çantën e mbushur me drogë. Gjatë kontrollit të mjetit një çantë e dytë, e mbushur me drogë është gjetur në bagazhin e makinës.

E ndërsa policia arrestoi dy personat, gjatë kontrollit të shkurreve buzë rrugës, është gjetur i fshehur dhe më pas arrestuar dhe pritësi i drogës, Klajdi Nako. Sapo është arrestuar Klajdi Nako ka deklaruar se bashkë me të kanë qenë edhe Mariglen Zeqo dhe Renato Tigno, të cilët njëkohësisht janë identifikuar nëpërmjet kamerave termike që të largohen nga zona e ngjarjes. Mariglen Zeqo dhe Renato Tigno me gjithë kërkimet e bëra natën dhe në vijim, nuk është bërë e mundur të kapen nga ana e policisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni Tirane: 11/12/2019 17:56

    Tany Byrazeret do ta hane mire. Vetem per pislliqe jem bere

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/12/2019 13:22

    O ho ho tani per festa do kënaqen burgaxhinjte me rondele të reja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië