Bomba' kibernetike, arma ruse që frikëson më shumë Perëndimin

Bomba' kibernetike, arma ruse që frikëson më shumë Perëndimin

 “Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin digjital global”, ishte përfundimi i një raporti të detajuar të vitit të kaluar mbi rrezikun kibernetik, i përpiluar nga gjiganti i informatikës Microsoft.

Moska rezulton në fakt jo vetëm baza logjistike e një serie grupesh, pak a shumë autonome hakerash, ku veprojnë pothuajse të pa shqetësuar, por edhe vendi ku kjo fushë e teknologjisë informatike po shndërrohet në një armë taktike që çdo ditë e më shumë po shqetëson Perëndimin, dhe që po gjen kulmin e saj me operacionet ushtarake në Ukrainë.

Rusia cilësohet nga ekspertët e fushës si vendi nga ku niset numri më i madh i sulmeve kibernetike, e ndjekur nga Koreja e Veriut. Kjo ka bërë që historia e tyre dhe modalitetet të jenë të studiuara gjerësisht nga agjencitë që merren me parandalimin e këtyre sulmeve në Europë.

Edhe pse sulmet kibernetike janë tentuar dekada më parë, rreziku u një sulmi rus në këtë drejtim u bë konkret vetëm në vitin 2007, me sulmet ndaj institucioneve të Estonisë, vend ky që mbahet ndër më të avancuarit në teknologjinë informatike.

Viruse me emra si Snake, Chinch, Skipper, Kazuar, and Gayzer janë të gjitha ruse, ashtu si sulmi i quajtur NotPetya, në 2017, që goditi fillimisht pikërisht kompani ukrainase për t’u shpërndarë më pas në të gjithë botën, me dëme të përllogaritura në rreth 10 miliardë dollarë.

Por si veprojnë aktorët e këtyre sulmeve? Jo të gjithë grupet e hakerave që operojnë në Rusi janë të lidhur me Kremlinin ose agjencitë e shërbimeve sekrete ruse. 

“Marrëdhënia e autoriteteve ruse me disa nga këto grupe është e tipit: 'Djema, mos godisni objektiva ruse pastaj bëni çfarë të doni'…”, thotë Herb Lin, një nga ekspertët e këtij sektori.

Por qartësisht këto sulme kanë pësuar një përparim të madh teknologjik me përfshirjen e shërbimeve sekrete.

Dy vitet e fundit, sipas ekspertëve, këto sulme ishin bërë më diskrete, sepse burimi tyre ka qenë SVR, shërbimi sekret i jashtëm, me objektiva më të kufizuara, për të maskuar ndoshta sulme të fuqishme që mund të shfaqen në ditët në vijim gjatë operacioneve ushtarake në Ukrainë. Sulme të tilla mund të ndodhin edhe kundër vendeve që do të vendosin sanksione ekonomike ndaj Moskës. Sulme që sipas shërbimeve amerikane mund të shkojnë nga “pezullime shërbimi të nivelit të ulët deri në sulme shkatërruese për infrastruktura të rëndësishme”./ClassLifestyle

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë