Bomba ruse godet hotelin në Ukrainë, gazetari i Reuters rezulton i zhdukur, plagosen dy të tjerë

Dy gazetarë u plagosën dhe një i tretë rezulton i humbur pas një sulmi të nisur mbrëmë nga forcat ruse kundër një hoteli në Kramatorsk, në Ukrainën lindore, njoftuan autoritetet rajonale. Agjencia e lajmeve Reuters tha se gazetari i zhdukur ishte një anëtar i ekipit të saj në Ukrainë.

"Një anëtar i ekipit të Reuters që mbulon luftën në Ukrainë është zhdukur dhe dy të tjerë janë shtruar në spital pas një sulmi në një hotel në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk," shkruan agjencia në faqen e saj të internetit, duke specifikuar se ekuipazhi i saj që po qëndronte në Hoteli Sapphire përbëhej nga gjashtë persona.

“Tre viktimat janë gazetarë, qytetarë të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi në Telegram kreu i rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin, duke shtuar se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. Gazetari i zhdukur besohet të jetë nën rrënojat e ndërtesës.

Përveç hotelit, u shkatërrua edhe një ndërtesë se lartë aty pranë. Rajoni lindor i Ukrainës, Kharkivi gjithashtu u godit nga raketat ruse që shkaktuan plagë mes popullsisë civile.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot