Shërbimet e Inteligjencës së shumë vendeve, përfshirë edhe të Kosovës, kanë marë informacione të ndryshme sa i takon lëvizjes së ushtarëve të ISIS në vënde të ndryshme, menjëherë pas nisjes së bombardimeve të nisura nga ana e Rusisë.
Inteligjenca e Kosovës, por edhe ajo e Maqedonisë janë të informuar edhe për mundësinë e ardhjes së Lavdrim Muhaxherit, Ridvan Haqifit dhe pesë shqiptarëve të tjerë që janë pjesëtarë të ISIS-it në shtetin e Maqedonisë.
Siç raportojnë mediat kosovare, dyshohet se të rekrkutuarit janë duke u fshehur në disa fshatra të Shkupit, por ende nuk dihet se për cilët fshatra bëhet fjalë.
Ardhja e luftëtarëve të ISIS në vende të ndryshme lidhet me sulmet që janë duke u bërë në Siri nga Rusia.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com