Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për sulmin masiv ajror të Rusisë ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin sociale “X”, Hasani dënoi sulmet e ashpra të cilat i konsideroi si të pajustifikuara nga ana e Rusisë.
Sipas Hasanit, sot Ukraina është përballur me sulmin më të ashpër ajror që prej nisjes së luftës dhe si pasojë kanë humbur jetën disa qytetarë të pafajshëm.
"Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme. Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia" shkruan Hasani nw "X".
Mësohet se 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit masiv ajror të Rusisë me dronë dhe raketa të panumërta të lëshuara në rajonet Lviv dhe Sumi.
Today Ukraine faced the most severe Russian aerial assault to date. Countless missiles and drones relentlessly targeted civilian infrastructure, causing unfathomable destruction and tragic loss of innocent lives.
— Igli Hasani (@IgliHasani) December 29, 2023
Albania strongly condemns these senseless, unjustified attacks…
ne palestin para luftes mishi i viçit ishte rreth 4 euro per kile tani eshte rrit ne 7 euro , keshtu qe jemi dhe paskemi qen me pak se palestina kurse parazitet e ketij vendi merren me çeshtje nderkombetare duke injoruar faktin qe bota nuk e di fare se kush jemi dhe ku jemi , Putinit me siguri ne qofte se do i flasin per ne do ti duhet te orientohet duke pare harten , o shqipe merruni me mizerjen e ketij populli dhe linini tjerat se jeni ne hak me Zotin
PërgjigjuShiko bombardimin e çmimeve kyt vit ne shqiperi u lum mall .leri bombat ne fund te dynjasë
Përgjigju