
Raportohet se kanë vdekur dy aktoret e vogla që performonin në teatrin e Mariupolit, përpara se ai të shkatërrohej nga bombardimet ruse. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Mariupolit, Petro Andryushchenko.
“Lufta merr më të mirët. Dy vajza, dy aktoret e vogla simpatike Elizaveta dhe Sonya, vdiqën në Mariupol”, tha Andryushchenko në Telegram.
Kujtojmë se një sulm ajror rus më 16 mars e shkatërroi teatrin, një incident që është cilësuar gjerësisht si një krim lufte. Deri në 300 civilë vdiqën, ndërsa qindra të tjerë kryesisht gra dhe fëmijë ishin strehuar në bodrum gjatë asaj kohe.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe pretendon se ishte Ukraina ajo që e sajoj atë dhe incidente të tjera.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Dua të takohem me Putin, vetëm kështu përfundon lufta! Blinken nesër në Ukrainë! Nuk ndalen bombardimet edhe për Pashkë, 8 të vrarë në Odessa








