
Ushtria ruse bombardoi një poliklinikë në Kharkiv, në rrethin Osnovyansky. Kjo është raportuar nga Ukrinform, duke cituar policinë e rajonit të Kharkiv. Nga ky sulm kanë humbur jetën 4 persona.
"Okupatorët rusë vazhdojnë të vrasin civilë në Kharkiv. Pas bombardimeve të mëngjesit të infrastrukturës civile me raketahedhës, 7 civilë u plagosën, 4 prej të cilëve humbën jetën", shkruhet në shënim, ku thuhet se forcat ruse kanë qëlluar mbi poliklinikën në Osnovyansky.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm. Vlen të saktësohet fakti që pranë poliklinikës nuk ka asnjë objekt ushtarak.
Lajmi kryesor:
Rusia: Mbyllet faza e parë e operacionit, tani fokusohemi të çlirimi i plotë i Donbasit! Biden në Poloni: Demokracia në botë, në rrezik! Franca: Mision humanitar në Mariupol me Turqinë e Greqinë











