Lufta/ Raundi i ri i bisedimeve 28-30 mars në Turqi! Zelensky intervistë për herë të parë në mediat ruse! Rinisin shkollat online në Kiev, Klitschko: Do vijojmë jetën, rusët s’na ndalin

Për Ukrainën sot është dita e 32-të e luftës, që kur Rusia filloi sulmin ushtarak. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka akuzuar Moskën se po përdor ‘bomba thërrmuse’ të ndaluara nga konventat ndërkombëtare. Ndërkohë gjatë natës sërish pati shpërthime të reja në Kiev, të cilat shkaktuan 4 të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë. Sakaq gjenerali Kirill Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase, tha se meqenëse Rusia e ka kuptuar se nuk mund të pushtojë të gjithë vendin, presidenti Vladimir Putin po kërkon që të ndajë vendin në dy rajone dhe njërin ta kontrollojë Moska.

Në Republikën e vetëshpallur të Luganskut, po shfaqet hipoteza e një referendumi për aneksimin në Rusi. Presidenti u Ukrainës Vladimir Zelensky i bëri thirrje Perëndimit për më shumë armë. ‘Ne kemi nevojë për armë. Pa tanke dhe aeroplanë nuk do ta shpëtojmë Mariupolin’.  Sakaq një tjetër gjeneral rus u vra në Kherson, i shtati sipas disa burimeve.  Nga Izraeli, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, siguroi se Shtetet e Bashkuara nuk po ndjekin një strategji për të ndryshuar regjimin në Rusi. 

Raundi tjetër i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet nga 28 deri më 30 mars në Turqi. Lajmin e ka bërë me dije një prej anëtarëve të delegacionit të Kievit në rrjetet sociale. Kujtojmë që dy raundet e kaluara janë zhvilluar me videokonferencë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi sot Perëndimin se nuk ka "guxim" të mjaftueshëm kur vjen puna për të ndihmuar Ukrainën, duke përsëritur kërkesën e tij për të dërguar aeroplanë dhe tanke në Kiev. Duke folur në një video të re në kanalet e tij të mediave sociale, Zelensky tha se sikur të kishin 1% të guximit “ata” që për 31 ditë mendojnë si të na dërgojnë avionë dhe tanke, situata në Ukrainë do të ishte ndryshe.

Sot për herë të parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për disa media ruse lidhur me situatën e luftës. Pavarësisht se rregullatori i medias në Moskë paralajmëroi të mos transmetohej intervista një prej mediave “Anti-Putin” e publikoi atë. Gjatë intervistës Zelensky tha se është i gatshëm të marrë në konsideratë statusin e neutralitetit për sa kohë do të ketë një garanci dhe siguri, por as nuk do të diskutojë çështjen e çmilitarizimit.

Në shenjë të rezistencës, kryebashkiaku Vitali Klitschko vendosi të rihapen shkolla në Kive, por këtë herë online. Ai tha se rusët kanë qëllim të frikësojnë Ukrainën, por nuk do t’ia dalin.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Zelensky: 2 mijë fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga rusët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar pushtimin rus në Mariupolit një "katastrofë humanitare", duke thënë se forcat ruse kanë nxjerrë më shumë se 2000 fëmijë nga qyteti.

Këtë deklaratë Zelensky e ka thënë gjatë intervistës së tij në mediat ruse.

 “Sipas informacioneve tona, më shumë se 2000 fëmijë janë marrë, që do të thotë se ata janë rrëmbyer. Vendodhja e tyre e saktë nuk dihet. Është e frikshme. I mbajnë si një mjet pazari”, u shpreh ai.

Ora 22:24
Bombardimet nuk ndalet, nesër fillon shkolla online në Kiev! Kryebashkiaku: Do vazhdojmë jetën, rusët s’na trembin

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se shkollat në kryeqytet do të rihapen online ditën e nesërme.

“Më 28 mars, procesi arsimor do të rifillojë në kryeqytet në formatin online”, tha Klitschko në një deklaratë në Telegram.

Klitschko shtoi se është e rëndësishme që qyteti të jetojë dhe punojë.

“Rusët po përpiqen të na frikësojnë, por kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi.”, u shpreh ai.

Ora 21:50
Nuk gjejnë qetësi, sirena dhe shpërthime dëgjohen në Kiev dhe Lviv

Sirena për sulme ajrore dhe shpërthime dëgjohen në të gjithë Kievin dhe Lvivin.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga Ukraina, siç kanë transmetuar mediat.

Ora 21:39
Zelensky në mediat ruse: Po vlerësojmë çështjen e neutralitetit, por as nuk e diskutojmë çmilitarizimin

Presidenti ukrainas Zelensky tha gjatë intervistës së sotme për mediat ruse, tha se është i gatshëm të marrë në konsideratë statusin e neutralitetit për sa kohë do të ketë një garanci dhe siguri.

I pyetur lidhur çmilitarizimin, presidenti ukrainas tha se kjo as nuk diskutohet  dhe se sipas tij është e pakuptueshme.

“Nuk e diskutojmë fare. Nuk ulemi fare në një tavolinë kur bëhet fjalë për një lloj demilitarizimi, një lloj denazifikimi. Për mua janë gjëra absolutisht të pakuptueshme”, tha ai gjatë intervistës.

Ora 20:20
Zelensky tha se ka pasur përpjekje për ta eleminuar fizikisht, media Anti-Putin publikon intervistën ‘e ndaluar’

“Kam dëgjuar shumë njerëz që pretendojnë se eliminimi im është planifikuar. Ndoshta ka pasur disa përpjekje”, tha Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky në intervistën e tij të parë me mediat ruse që nga fillimi i luftës, të publikuar në faqen e internetit anti Putin Meduza.

Media opozitare ruse “Meduza” publikoi intervistën e dhënë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes videokonferencës për portalin dhe mediat e tjera ruse, pavarësisht paralajmërimeve të Moskës për mos ta publikuar.

“Kjo nuk është vetëm një luftë. Është shumë më keq", kështu titullohet intervista.

Ora 19:36
Zelenksy jep intervistën e tij të parë në mediat ruse, Moska: Mos guxoni ta transmetoni

Sot për herë të parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për disa media ruse lidhur me situatën e luftës.

Rregullatori i medias në Moskë ka paralajmëruar të gjitha mediat të mos transmetojnë intervistën. Deri në këto momente intervista nuk është bërë publike, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Ora 18:56
Zelensky akuzon Perëndimin: S’keni as 1% të guximit tonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi sot Perëndimin se nuk ka "guxim" të mjaftueshëm kur vjen puna për të ndihmuar Ukrainën, duke përsëritur kërkesën e tij për të dërguar aeroplanë dhe tanke në Kiev .

 Duke folur në një video të re në kanalet e tij të mediave sociale, Zelensky tha se Perëndimi "luan ping-pong për të vendosur se kush duhet të dërgojë avionët".

"Sot fola me mbrojtësit e Mariupolit. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Vendosmëria e tyre, heroizmi dhe qëndrueshmëria e tyre janë të jashtëzakonshme. Sikur të kishin 1% të guximit ata që për 31 ditë mendojnë si të na dërgojnë avionë dhe tanke”, tha Zelensky

Ora 18:44
Dje u lëshuan të paktën 70 raketa ruse, shifër rekord që nga fillimi i luftës! Zbuloni shifrën marramendëse, ja sa kushtuan


Dje, më 26 mars, rusët lëshuan të paktën 70 raketa kundër Ukrainës, një numër rekord që nga fillimi i pushtimit rus”. 

Kjo u raportua nga kanali informativ Ucrainiska Pravda, duke cituar “The Insider”.

Siç raportojnë mediat vetëm 8 prej tyre arritën objektivat. Vlera totale e tyre arrin në 340 milionë dollarë.

Ora 17:50
Rrugët e Mariupolit shndërrohen në varreza

Rrugët e Mariupolit, një nga qytetet më të sulmuara nga forcat ruse, janë shndërruar në varreza.

Bombardimet e pandërprera kanë bërë që qytetarët t’i varrosin njerëzit e dashur në varreza të improvizuara.

Shumë trupa të pajetë janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

 

 

Ora 17:24
Lufta në Ukrainë, raundi i ri bisedimeve Kiev-Moskë nga 28 deri më 30 mars në Turqi

Raundi tjetër i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet nga 28 deri më 30 mars në Turqi. Këtë e ka bërë të ditur një nga anëtarët e delegacionit ukrainas, David Arahamiya në Facebook, transmeton Ukrinform .

"Sot, në raundin e bisedimeve me video, u vendos që raundi tjetër të mbahet në Turqi nga data 28 deri më 30 mars," tha ai.

Ora 16:04
Propozimi shokues i deputetit rus: Të pushtojmë edhe Poloninë


 

“Rusia mund të kryejë një sulm të plotë kundër Polonisë, shteteve baltike dhe Kazakistanit si pjesë e një operacioni të posaçëm ushtarak global për çmilitarizimin dhe denazifikimin”.Kështu deklaroi deputeti rus Savostyanov.
"Ky është vetëm fillimi. Rusia premton qartë se do të ketë shumë gjak në Evropë," shkruan Mykhailo Podolyak, kryenegociatori i Ukrainës dhe këshilltari i Presidentit Zelensky në Twitter.

 

Ora 15:57
Tym, bombardime dhe viktima, dita e 32-të e luftës në disa fotografi

Në fotografitë e mëposhtme do të gjeni momente nga dita 32-të e luftës.

Tymi ngrihet pas një sulmi ajror në qytetin perëndimor të Lviv

Një ushtar ukrainas qëndron në majë të një tanku rus të shkatërruar pas një beteje në Kharkiv

Një grua pastron mbeturinat e një shkolle që u dëmtua nga bombardimet në Kharkiv ndërsa sulmi rus në Ukrainë vazhdon

Depoja e naftës e dëmtuar nga sulmet ruse në Lviv

Ora 15:34
Protestuesit varin ‘Putin’ përpara ambasadën ruse në Oslo, kukulla me duart të lyera në ‘gjak’ bëhet virale

Në shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë, një grup qytetarësh kanë vendosur një kukull “Putin” të varur përpara ambasadës rusë ne Oslo.

Duart e kukullës Putin janë të lyera në gjak, ndërsa mbi trupin e tij kanë vendosur një shirit “kriminel lufte”.

Fotografia nga ambasada ruse është bërë shumë virale orët e fundit.

Ora 14:55
Ukrainë: 12 gazetarë të vrarë që nga fillimi i konfliktit

Në Ukrainë kanë vdekur dymbëdhjetë gazetarë që kur shpërtheu lufta një muaj më parë, raportoi prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova të shtunën në mbrëmje në Facebook.

Dhjetë gazetarë të tjerë u plagosën gjatë luftimeve”, shtoi Venediktova.

“T’i thuash botës të vërtetën për agresionin e Putinit është e tmerrshme, 12 gazetarë kanë vdekur tashmë në luftë”, shkroi ajo.

Sipas Venediktova, gazetarët u vranë nga ushtria ruse. Ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Sipas hetimeve të deritanishme, janë sulmuar të paktën 56 përfaqësues të mediave, mes tyre 15 të huaj.

Venediktova tha se gazetarët e huaj që u sulmuan ishin reporterë nga Britania e Madhe, Republika Çeke, Danimarka, Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara.
Një amerikan, një irlandez dhe një gazetar rus u vranë gjatë luftës.

Ora 13:58
Macron ndryshe nga Biden: Nuk do ta përdorja fjalën 'kasap' për Putinin! S'duhet të ketë përshkallëzim fjalësh

1646938778_FranceMacronMali.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "nuk do ta përdorte" përkufizimin "kasap" në lidhje me Vladimir Putin, të përdorur për presidentin rus nga amerikani Joe Biden. Macron shtoi se nuk duhet të ketë “përshkallëzim fjalësh apo veprimesh” në lidhje me luftën në Ukrainë. Presidenti francez ka bërë të ditur se nesër ose pasnesër do të flasë në telefon me Putinin për të organizuar evakuimin e civilëve nga qyteti i Mariupolit.

 

Ora 13:24
Inteligjenca në Kiev: Putin synon të ndajë Ukrainën në dy pjesë

“Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska, pasi nuk ka arritur të marrë kontrollin e të gjithë vendit”. Gjenerali Kirill Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase, tha se meqenëse Rusia e ka kuptuar se nuk mund të pushtojë të gjithë vendin, presidenti Vladimir Putin mund të punojë në një ‘skenar koeran’ të krijojë "Korenë e Jugut dhe Veriut në Ukrainë". Megjithatë, Budanov njoftoi se Ukraina së shpejti do të nisë guerilas në territorin e pushtuar nga Rusia.

Ora 13:21
Blinken: Ne nuk synojmë ndryshimin e regjimit në Moskë

Pas Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, siguroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk po ndjekin një strategji për të ndryshuar regjimin në Rusi. ‘Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, vuri në dukje mbrëmë se Putinit nuk mund t'i jepet fuqia për të bërë luftë ose për t'u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër,’ tha Blinken gjatë një vizite në Jerusalem. "Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi apo askund tjetër." Sqarimi i Blinken vjen pasi presidenti Biden, tha gjatë fjalimit të tij në Varshave se presidenti rus Vladimir Putin "nuk mund të qëndrojë në pushtet".

Ora 13:08
Papa bën thirrje për paqe: Hiqni dorë nga lufta në Ukrainë, nuk duhet të mësohemi me të , pasi të gjithë do bëhemi përgjegjës

"Lufta nuk mund të jetë diçka e pashmangshme. Ne nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta shndërrojmë indinjatën e sotme në angazhimin e së nesërmes, sepse, të gjithë do të jemi fajtorë në një farë mënyre". Tha Papa në Angelus. “Përballë rrezikut të vetëshkatërrimit – shtoi ai – njerëzimi kupton se ka ardhur koha për të shfuqizuar luftën, për ta fshirë atë nga historia e njeriut, përpara se të jetë lufta që ta fshijë njeriun nga historia”.

Papa përsëriti thirrjen e tij: "Mjaft! Ndal! Hesht! Le të merremi seriozisht për paqen".  "Lufta jo vetëm që shkatërron të tashmen, por edhe të ardhmen e një shoqërie. Kam lexuar se që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, një në dy fëmijë është zhvendosur nga vendi. Kjo do të thotë shkatërrim i së ardhmes, duke shkaktuar trauma dramatike në pjesën më të madhe. të pafajshëm të vegjël”. 

Ora 12:03
Lideri i Luhanskut paralajmëron referendum për bashkim me Rusinë

Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t'u bërë pjesë e Rusisë.

"Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të... shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse," u citua të ketë thënë,Leonid Pasechnik.

"Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu," tha ai.

Ora 11:29
Rreth 30,000 refugjatë ukrainas arrijnë në Francë

Rreth 30 mijë refugjatë ukrainas, kanë arritur në Francë. Gjysma e tyre po kalojnë përmes Francës për në vende të tjera si Spanja, tha të dielën ministrja franceze, Emmanuelle Wargon.

Wargon tha se qeveria po përgatitej të mirëpresë 100,000 njerëz që po ikin nga lufta në Ukrainë.

Franca ka dhënë leje të përkohshme qëndrimi në Bashkimin Evropian për refugjatët ukrainas, gjë që u lejon atyre të kenë qasje në shkolla dhe të punojnë në vend.

Ora 11:02
Ushtria ruse godet depon e raketave të mbrojtjes ajrore pranë Kievit

Raketat ruse të lëshuara nga anijet në Detin e Zi goditën dhe shkatërruan një depo raketash dhe sisteme mbrojtëse pranë Kievit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës të cituar nga agjencitë ruse. Depoja, shton ministria, përmbante sisteme të mbrojtjes ajrore S-300 dhe raketa Buk. I njëjti burim thekson se depoja e karburantit e goditur dje pranë Kievit, e cila furnizonte trupat ukrainase në rajonet perëndimore të vendit, u godit nga raketa me rreze të gjatë veprimi të lëshuar nga aeroplanët.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se goditi objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, me raketa me precizion të lartë. Rusia goditi një depo karburanti që përdorej nga forcat ukrainase pranë Lvivit me raketa me rreze të gjatë veprimi për të goditur një fabrikë në qytet që po përdorej për të riparuar sistemet kundërajrore dhe stacionet e radarëve, tha ministria.

Ora 09:38
Arrihet marrëveshje për dy korridore evakuimi të dielën

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për dy 'korridore humanitare' për të evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë të dielën, duke përfshirë lejimin e njerëzve të largohen me makinë private nga qyteti jugor i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Ora 09:15
Kievi: 139 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës

139 fëmijë ukrainas janë vrarë në luftë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas informacioneve nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ukrainas. Më shumë se 205 fëmijë u plagosën.

Ora 09:10
Kievi: Rusët i kanë vënë flakën depozitave dhe depove të naftës së papërpunuar

Rusia ka filluar të shkatërrojë depozitat e naftës dhe depot e ushqimit. Kështu tha  një këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas, cituar nga Reuters.

 

Ora 09:09
Parlamenti i Ukrainës: Goditet laboratori i ri i kërkimit bërthamor

Bombardimet ruse goditën termocentralin bërthamor të Kharkiv. Kjo u konfirmua nga Parlamenti ukrainas. Për momentin është e pamundur të vlerësohet shkalla e dëmit të shkaktuar.

Ora 09:08
Vritet një tjetër gjeneral rus nga forcat ukrainase

Gjenerali rus Yakov Rezantsev u vra në një sulm pranë qytetit jugor Kherson. Kjo është raportuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Sipas një burimi perëndimor, ai ishte gjenerali i shtatë i ushtrisë ruse i vrarë në Ukrainë.

Ora 08:29
Ukraina: Rusët po përpiqen të rrethojnë forcat tona në lindje

Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë ato ukrainase përpara rajoneve separatiste në lindje të vendit. Kështu njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes në një postim në Twitter në raportin e saj të përditshëm mbi luftën. në Ukrainë. Në të njëjtën kohë ushtarët rusë po përparojnë nga Kharkiv në veri dhe Mariupol në jug, por fusha e betejës në Ukrainën veriore "mbetet kryesisht statike me kundërsulmet lokale ukrainase që pengojnë përpjekjet ruse për të riorganizuar forcat e tyre".

Ora 08:27
Zyrtari ukrainas: Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit

Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.

Duke folur në televizionin lokal, Denysenko tha gjithashtu se Rusia po sjell forcat në kufirin ukrainas me rotacion dhe mund të bëjë përpjekje të reja për të avancuar në pushtimin e saj në Ukrainë.

Ora 08:04
Elon Musk: Putini më i pasur se unë! S’mund ta lejojmë të marrim Ukrainën

Presidenti i SpaceX Elon Musk, ka sfiduar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

‘Unë mendoj se ai është dukshëm më i pasur se unë’, tha ai në një intervistë, duke shtuar se ishte i befasuar që "në kohën tonë" ka luftë. ‘Nuk mund ta lejojmë Putinin të marrë Ukrainën’.

Ora 07:46
Ministrja e Jashtme britanike: Lehtësojmë sanksionet ndaj Rusisë nëse arrijnë një armëpushim të plotë në Ukrainë

Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss shpjegoi se Londra mund të lehtësojë sanksionet ndaj Rusisë nëse Moska përpiqet për një armëpushim të plotë në Ukrainë dhe tërheq trupat e saj.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK