Konflikti i ashpër midis Ukrainës e Rusisë nuk ka lënë pa prekur edhe futbollin. Dje në mëngjes stadium i Shakhtar Donetsk është goditur nga dy predha artilerie. Stadium “Donbass Arena” ka pësuar dëme serioze, sidomos nga krahu verilindor i tij. Pamjet që duken nga fotografitë e publikuara nga mediat ukrainase tregojnë seriozitetin e goditjes, nga ku për fat nuk ka pasur viktima. Shakhtar e ka qendrën në qytetin Donetsk që ndodhet në lindje të Ukrainës, në lindje të vendit, në kufi me Rusinë, ku është edhe zona më e nxehtë e luftimeve. Në pjesën më të madhe ky qytet kontrollohet nga separatistët pro-rusë.