TIRANË - Tregtonin bomba me celular për 1500-2000 euro, përfundojnë në gjykatë tre ushtarakët profesionitë të arrestuar 1 vit më parë në aksin Lezhë-Tiranë.
Fran Kolaj, Alban Donaj, Kleo Gjinkolaj, tashmë janë nën akuzë për trafikun e lëndëve plasëse ndërsa zbulimi i tyre u bë pas infiltrimit të një agjenti policie i cili porositi bombën e telekomanduar tek ushtarakët.
Nga përgjimet rezulton se ushtarakët gjatë bisedave tritolin e konsideronin si bokse, dhe për çdo porosi ata pyesnin nëse është gati telefoni dhe përgjigja ishte ja u vu boksi dhe është gati.
A1Report sjell një pjesë të bisedave të përgjuara Alban Donaj dhe Kleo Gjinkolajt:‘’…Atë telefonin e rregullovë hë…, vetëm tash e ka në dorë Frani me i vu bokset eee…’’.
Në një komunikim tjetër midis tyre Albani përdorues i numrit të telefonit xxxxx013 i thotë Kleos : “… Unë njitash, njitash besoj mundem, sa të montoj « boksin »tash, se ma ka pru të pamontumë dhe takoena , po vij më mbrapa…’’.
Tre ushtarakët për të bindur klientët e tyre se është një bombë cilësore, i përshkruanin dhe pjesën e magnetit dhe cilësinë e tritolit c4, duke i shpjeguar agjentit gjatë një takimi në Shëngjin se këtë lloj tritoli zor e gjen në Shqipëri.
Personi që siguronte tritolin sipas prokurorisë është Kleo Gjinkolaj i cili e sillte nga Mal i Zi, Alban Donaj fal aftësive të tij teknike i montonte dhe Frani kryente transportin dhe ruajtjen e bombave.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO