Në hotel Lubjana në Durrës i cili u prek nga tërmeti është vënë gjendja e alarmit jo vetëm për pasojat ndaj lëkundjeve të fuqishme sizmike, por për shkak të alarmit që ka ngritur pronari i këtij hoteli. Në bodrumin e tij ndodhet një bombol gazi 250 litra, e cila mund të rrezikojë të shpërthejë duke marrë parasysh që me lëkundjen 6.4 ballë në orën 03:55 të mëngjesit, nuk janë ndalur pasgoditjes. Policia vuri perimetrin e sigurisë, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan edhe forcat zjarrfikëse duke e vënë situatën në kontroll.
Lajmi kryesor:
DURRËS/ Nxirret e pajetë nën rrënojat e 'MiraMare' balerina nga Tirana, vëllezërit kosovarë të vdekur tek 'Tropikal' (VIDEO)









