Bondarev: Do të dislokojmë sisteme të raketave kundërajrore në Siri

/ATSH-AFP/ - Rusia do të dislokojë në Siri sisteme të raketave kundërajrore për mbrojtjen e trupave në terren, njoftoi sot në një intervistë komandanti i forcave ajrore ruse, Viktor Bondarev.
"Kemi përllogaritur të gjitha format e kërcënimeve të mundshme. Kemi dërguar avionë luftarakë, bombardues, helikopterë, por gjithashtu sisteme të raketave kundërajrore", deklaroi gjenerali rus në një intervistë për të përditshmen "Komsomolskaja Pravda".
"Mund të ketë raste të ndryshme të forcës madhore. Imagjinoni sikur një avion ushtarak të merret peng në territorin pranë Sirisë dhe të drejtohet kundër nesh. Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka", shtoi ai.
Në fund të muajit shtator, komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, Philip Breedlove u shpreh i shqetësuar rreth dislokimit të panevojshëm kundër organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) destinuar sipas tij për të krijuar një "flluskë në kuadër të mbrojtjes" në favor të presidentit sirian Bachar al-Assad.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari