TIRANË – Ministrja e Jashtme e Italisë, Emma Bonino, ka garantuar sot Kryeministrin Rama për mbështetjen e fortë që Italia ka dhënë dhe do vazhdojë të japë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Bonino u prit sot në një takim të veçantë nga Kryeministri, i cili e falënderoi për vizitën dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në të gjitha fushat e zhvillimit në Shqipëri, e në veçanti në rrugën drejt integrimit evropian.

Në takim u shpreh angazhimi i dyanshëm për zgjerimin e bashkëpunimit, duke u përqendruar në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe shtimin e investimeve italiane në Shqipëri.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)