TIRANË - Kryetari i opozitës z. Lulzim Basha është takuar sot me Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, znj. Emma Bonino, me të cilën është diskutuar  për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve, mbështetjen thelbësore që Italia i ka dhënë integrimit të vendit në BE, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, liberalizimit të vizave dhe bashkëpunimin për projektet strategjike si Gazsjellësi-Trans-Adriatik.  

Znj. Bonino vleresoi reformat dhe transformimin e Shqipërisë në këto vite dhe duke iu referuar zgjedhjeve të 23 Qershorit ajo theksoi se mbarëvatja e tyre është një meritë e qeverisjes së Partisë Demokratike.  

Përsa i përket integrimit të Shqipërisë në BE dhe zhvillimeve të fundit politike  në vend, kryedemokrati Basha e informoi znj.Bonino për prishjen e konsensusit partiak lidhur me ligjin e administratës civile, ku znj. Bonino theksoi se në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE do të vlerësohet në veçanti, gjithpërfshirja.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)