Bonucci-Walker, transformimi
i futbollit nga dominimi i parasë 

Bonucci-Walker, transformimi<br />i futbollit nga dominimi i parasë 
Përpara 3 ditësh, ish-lojtari dhe trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Slaven Bilic u shpreh i zhgënjyer në lidhje me marrëdhëniet dhe ndikimin e parasë në botën e futbollit.
 
̏Rrjedhja e furishme e parave në futboll është absurde, por ky është një fenomen që po dominon dhe sportet e tjera dhe për më tepër në sferën e showbiz-it. Ju mund të merrni si shembull Justin Bieber-in që fiton më shumë para se Rolling Stone, dhe akoam më tepër sesa Led Zeppelin ose Elvis Presley. Cdo gjë po shpërbëhet. Asgjë nuk është më normale , ̋ thotë trajneri i West Ham-it Bilic.
 
Kjo e premte vërtetoi se futbolli po zbret në drejtim të pakthyeshëm drejt cmendurisë teksa futbollisti i Tottenham-it Kylie Walker u transferua te Manchester City për 57 milionë euro, kurse për qendërmbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci është rënë dakort të ndryshojë kamp duke u bashkuar me armiqte e Zonjës së Vjeter, Milanin për 40 milionë euro.
 
Bonucci ishe një nga shtyllat më solide në dominimin më të gjatë të Serisë A nga Juventus për 6 vjet (2012-2017). Ai është në rangun e qendërmbrojtësve më të mirë të botës së bashku me Matts Hummels, Jerome Boateng, Sergio Ramos,Thiago Silva, Diego Godin etj. Numri 19 i Juventusit ishte një nga liderit e ekipit në fushën e lojës.
 
Diferenca e transferimeve midis dy futbollistëve nxjerr në pah dy fakte. Sipas Arsene Wenger ̏sot futbolli ka dy tregje merkatosh: Një në Europë dhe tjetri në Angli ̋.
 
Konkurrenca është një nga tiparet identifikuese të futbollit anglez, por rivaliteti për nënshkrimin e futbollistëve sa vjen dhe ashpërsohet duke i shtyrë klubet të vendosin çmime të larta për lojtarët, të cilat nuk e justifikojnë cilësitë teknike dhe profesionale të futbollistëve.
 
Kylie Walker ka dhuruar disa sezone pozitive me fanellën e Spurs-ave , por vlera monetare e transferimit të tij dhe karriera futbollistike nuk e lejon të krahasohet me nivelin, eksperiencën dhe talentin e ish-juventinit.
 
Marrëdhëniet midis Massimiliano Allegrit dhe mbrojtësit italian u acaruan pas ndeshjes me Palermon në Serie A, që bardhezinjtë e fituan 4-1. Që në ato momente flitej për një largim të mundshëm të Bonuccit.
 
Futbollisti u rikthye në formacion në ndeshjen e dytë të 1/8-ve të Ligës së Kampioneve me Porton dhe qe aktiv në të gjitha ndeshjet e mbetura te sezonit. Por mosdhënia e shkaqeve të prishjes së marrëdhënieve midis Bonuccit dhe Allegrit shton konfuzionin midis tifozëve te Juventusit, që kanë humbur një simbol të sakrificës dhe lidershipit në fushën e lojës.
 
Por eskperienca dhe vendosmëria në fushën e lojës janë atribute shumë të vlefshme që i nevojiten një ekipi në ndërtim e sipër si Milan, që synon t ̓i rikthehet suksesit. Prezenca e një lideri si Bonucci është një nga elementet jetike që i mungonte prej vitesh Milanit.
 
Por kalimi i Bonuccit duket se do të kompensohet me lëvizjen e rradhës nga kampi kuqezi. Milani duhet t ̓uofrojë rivalëve të përjetshëm të Juventusit Mattia De Sciglio, që konsiderohet si alternativa më e mirë për mbulimin e krahut të djathtë të mbrojtjes së ekipit nga Torino.
 
Kjo situatë ka befasuar dhe legjendën e ̏ Zonjës së Vjetër ̋, Alessandro Del Piero.
̏Dukej si një shaka. Lajmi erdhi si rrufe nga qielli. Është një marrëveshje e pabesueshme. Nuk do ta mendoja kurrë një gjë të tillë si të mundshme, ̋ us shpreh për Sky Sport Italia të enjten në mbrëmje ̏10 ̋ legjendare e Juventusit Del Piero.


d.v/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën