Bonusi i bebes, Rama: Nga viti 2019 kanë përfituar mbi 164 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, Rama: Nga viti 2019 kanë përfituar mbi 164 mijë fëmijë

TIRANË- Mbi 164 fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes. Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat, ndërsa thotë se përfitimet nga ky bonus kanë nisur që prej vitit 2019.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 164 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.

Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindërve u jepet një çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë