Në dhjetor, 750 mijë pensionistët, së bashku me pagesën mujore do të marrin edhe shpërblimin e fundvitit që do të jetë i njëjtë me atë të vitit të kaluar. Ndërsa një vendim ende nuk ka për kategorinë e invalidëve nëse do të marrin shpërblim në të njëjtën vlerë.
“Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka bonus mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha ministri Malaj.
“Janë invalidët e lindur të tillë apo të bërë të tillë gjatë periudhës së jetës së tyre që, janë një numër i konsiderueshëm, 50.000, 60.000 njerëz, të cilët nuk kanë përfituar bonus pranvere. Pyetja është që drejtpërdrejt, çfarë do ndodhë me këta, me këtë bonusin që do paguajmë ne tani në dimër?”, pyeti Braçe.
“Do të shohim nëse ecuria ekonomike do të jetë sipas parashikimeve që ne kemi deri në fund të muajit dhjetor, atëherë, bazuar edhe në kursimet që do të kenë me një akt normativ do të vlerësojmë nëse dhe kjo kategori do të përfitojë një bonus në fund të këtij viti”, përgjigjet Malaj.
Gjatë diskutimeve Malaj dha sqarime edhe për transfertën prej 30 milionë euro për Albcontrol.
“Çështja e Albcontrol po trajtohet në arbitrazh, ndërsa Albcontrol të ardhurat e saj i merr përmes një llogarie që është jashtë territorit të Shqipërisë, nga Eurocontrol, duke qenë se kjo llogari është përkohësisht e bllokuar për shkak të proceseve gjyqësore që po bëhen, qeveria edhe për shkak të rëndësisë kombëtare të Albcontrol, e mbështet në aspektin buxhetor dhe kur të ketë një zgjidhje për atë çështje do na kthehen paratë që i kemi dhënë kësaj shoqërie”, tha ministri Malaj.
Me këtë akt normativ rriten të ardhurat edhe shpenzimet, dhe konkretisht të ardhurat arrijnë në 7.7 miliardë euro, kurse shpenzimet kapin vlerën 8.3 miliardë euro.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pyetur ministrin e Financave, Petrit Malajn nëse kategoria e personave invalidë do të përfitojnë nga bonusi i fundvitit. Malaj u përgjigj se për të gjitha kategoditë duhet një vendimmarrje specifike dhe se në varësi të mundësive financiare, do të konsiderohen për tu përfshirë në bonusin që do të shërndahet në fund të vitit.
Erion Braçe: Pyetja tjetër lidhet me një kategori që, me thënë të drejtën, nuk ka përfituar nga bonusi i pranverës i këtij viti e që natyrisht ka krijuar një shqetësim se janë thuajse të njëjtit njerëz, për shkak se një pjesë paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe një pjesë paguan nga shërbimi social shtetëror. Pra bëhet fjalë për invalidë, të lindur të tillë apo të bërë të tillë gjatë periudhës së jetës së tyre që, janë një numër i konsiderueshëm, 50.000, 60.000 njerëz, të cilët nuk kanë përfituar bonus pranvere. Pyetja është që drejtpërdrejt, çfarë do ndodhi me këta, me këtë bonusin që do paguajmë ne tani në dimër?
Petrit Malaj: Për të gjithë kategoritë e tjera, natyrisht, kjo kërkon një lloj vendimmarrje, duhet që kërkesat të na vijnë nga institucionet relevante, dhe pastaj në varësi dhe të mundësive financiare që kemi, patjetër që do të konsiderohen për të marrë një bonus. Do të shohim nëse ecuria ekonomike do të jetë sipas parashikimeve që ne kemi deri në fund të muajit dhjetor, atëherë, bazuar edhe në kursimet që do të kenë me një akt normativ do të vlerësojmë nëse dhe kjo kategori do të përfitojë një bonus në fund të këtij viti.
Komente












150€ per secilin pensionist do ishte shume e drejte ! Ose per ata qe marrin 100-250€ pension te kene bonus 150€ ne fundvit per ata qe Marrin 250-700€ pension te Kete bonus 100€ ne fundvit
PërgjigjuKur skadon pa' i marre?
Po pse more zoti Ministër këto diferencime? Ne kemi punuar një jetë të tërë dhe e meritojmë pensionin e lartë...pse bonusi s'është në proporcion me pensionin??? Si mund t'u jepni më pak atyre që s'ka derdhur kontribut për skemën e sigurimeve??? Turp
PërgjigjuPo pse akoma mendon ti se qeveria do tia dije per ty? Qeveria eshte vendosur te te mbyse more i shkrete!