Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur nismën e kryeministrit Edi Rama ku për çdo fëmijë të lindur në Shqipëri, nga 1 janari i 2019, do të jepet një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra. Veliaj me nota humori tha se e kishte dëgjuar me interes vendimin, pasi pritet të bëhet baba pas pak ditësh.
E dëgjuat sot vendimin e qeverisë për lindjet? Unë e dëgjova më shumë se të tjerët, si baba i ardhshëm. Të gjithë fëmijët në Shqipëri, nëse janë fëmija i parë do të marrin 400 dollarë, nëse janë fëmija i dytë do të marrin 800 dollarë dhe ata që janë fëmijë të tretë 1200 dollarë. Arsyeja se pse e përmenda nuk është rastësor, pro një vendim që e merr politika.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
Deklaratat e tij Veliaj i bëri nga aktiviteti i PS "E gjithë vëmendja për ju" në vijim të fushatës së anëtarësimeve të reja në PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Veliaj tha se me punë arrihet gjithçka, ndërsa përmendi disa vendime pozitive të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës nga korsitë e dedikuara për biçikletat, te librat falas për nxënësit.
Siç ishte dhe vendimi për librat falas, apo për korsinë e biçikletave, janë vendime që i merr politika. Nuk ka vendime më të mira se ato që ka marrë PS, në qeveri dhe kudo që drejton. Kjo nuk është një ftesë që e bën një anëtarë, por është ftesë për t’u bërë aksioner i partisë që ndryshon.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Sa LEKE eshte per ERIONIN? Me 40 000 LEKE ERIONI Nik BLEN dot looker e celesave per guarda di financian?? MUNDET be KETE RAST RAMA TI SHTOJE PER VELIAJN 000 ZERO ?? PLEASE ! BEJE SE MUND TE BLEJE CA KUMBULLA QEROZE PER SHESHET E TIRONES !!
PërgjigjuTan fukarejt do bajn ka 7-8 femij se nga 4 i kan edhe pa ju dhan lek
PërgjigjuKy si minister uli pagesat e nenave kur shkeputen nga puna me leje lindje duke renduar me shume familjet e reja. Tani s’kane turp dhe dalin dhe na bejne sikur po bejne mrekulli. Nisme e mire po shume e vonuar, per me shume me duken te paqarte ne politikat e tyre.