Borë e madhe në të gjithë vendin,
por FSHF nuk e ndal kampionatin

Borë e madhe në të gjithë vendin,<br />por FSHF nuk e ndal kampionatin<br>
Programimi absurd dhe krejtësisht amator që FSHF i ka bërë kalendarit të këtij sezoni në elitën e futbollit shqiptar, po dëmton rëndë futbollin shqiptar dhe cilësinë e tij. Nëse në të gjithë Ballkanin dhe jo vetëm, ndeshjet e mesjavës dhe në disa vende edhe ato të fundjavës, janë shtyrë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike në rajon, FSHF heziton të japë urdhërin për të ndalur futbollin, pasi ka bërë një gafë shumë të madhe me kalendarin e aktivitetit.

Duke programuar fillimin e kampionatit të Superiores në shtator, pas ndeshjeve të Kombëtares e më pas duke mos marrë në konsideratë idenë se një klub shqiptar mund të arrinte në fazën në grupe të turneut, FSHF ka ngjeshur dhe zhvendosur në mënyrë absurde javët e kampionatit. Kësisoj, në momentin kur i duhet për shkak të kushteve atmosferike të shtyjë kampionatin, nuk ka mundësinë ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas kalendarit, deri në fund të sezonit, duke llogaritur edhe ndeshjet e gjysmëfinaleve të Kupës, FSHF-së i kanë mbetur vetëm 5 mesjava në të cilat nuk ka programuar aktivitet dhe shtyrja e një jave tani, apo edhe dy të tilla nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë deri në fundjavë, do të bënte që në dy muajt e ardhshëm, klubet shqiptare të luajnë me detyrim çdo tri ditë. Gjithçka si pasojë e amatorizmit të institucionit të futbollit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron