Bora Balaj,hulumtuesja e veshjeve
tradicionale, vlerësohet në Amerikë

Bora Balaj,hulumtuesja e veshjeve<br />tradicionale, vlerësohet në Amerikë
Bora Balaj, është nominuar nga Albanian Excellence të jetë pjesë e librit , “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, libër i cili do të promovohet në një mbrëmje gala, më 24 shtator në SympohonySpace në Manhattan , një aktivitet i cili zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës , z.Bujar Nishani. Më një aktivitet shumë planësh si etnografe dhe kostumografe , Bora Balaj nisi nga mosha dymbëdhjetëvjeçare të mbledhë veshje kombëtare. I kujtohet dhe arka ku ruante nëna e saj veshjet e hershme, pastaj të vajzave të xhaxhait, por edhe te vajzave të fshatit te saj .

Që nga ajo kohë, kishte mbledhur dhjetë veshje, por fatkeqësisht u dogjën të gjitha në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Nuk u ndal për asnjë moment dhe pas luftës , nisi të mbledhe veshje, dhe beson se ja arriti qëllimit.

Bëri dhe hulumtime në trojet shqiptare deri në një studim etnologjik të cilin e kulmoi me një libër të parë për Borën në këtë lloj gjinie por dhe për Kosovën gjithashtu. Libri “Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë”, është një peizazh, një faktografi dhe një pasqyrë e një trashëgimie që ka gjurmë të madhe. Janë një numër jo i vogël i veshjeve që i kanë rezistuar kohës dhe janë bartur në shekuj. Ndaj dhe libri është një kompleksitet shumëdimensional i trashëgimisë kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetiu ku kanë jetuar shqiptarët.

Bora Balaj thotë se u motivova nga pasioni, por dhe nga dëshira se kisha çfarë ti paraqisja publikut. Ajo ngre shqetesimin e koleksionit të saj origijnal me veshje popullore. Që të ruhet origjinaliteti i tyre duhet një punë e vazhdueshme. Është mirë të ruhen në një muze apo vende enkas për veshje ku dezifenktohen shpesh, thotë Bora Balaj e cila i ka prezantuar veshjet herë me fotografi, dhe shpesh me veshjet origjinale në të gjitha trojet shqiptare, në Prishtinë, Gjakovë, Ulqin, Tiranë, Strugë, Pogradec, Fier, Korçë, Durrës, Tropojë, Nikaj Mertur ( prejardhja e te pareve te saj ), Në Vjenë, Berlin, Delemond (Zvicër), Arau, Zurich, Izmir (Turqi), Boras (Suedi), Michigen (USA) .

Po kush eshte Bora Balaj ?
Bora Balaj ka mbaruar studimet per ekonomi ne Peje ne vitin 1992, studimet e dizajnit te modes ne Tirane ne vitin 1997, e ne vitin 2014 diplomaci nderkombetare ne Prishtine.

Eshte anetare e Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves dhe anetare e Klubit Letrar “Gjon Kikolle Kazazi” Gjakove ,duke qene autore e dy librave me poezi , "Zogu pa çerdhe ", Tirane 1997 dhe "Loti me sy”,Prishtine 2003 .

Bora Balaj eshte hulumtuese e etnologjise dhe veshjes tradicionale te trojeve shqiptare. Gjithashtu ka botuar ne vitin 2009 librin e pare me veshje trdicionale ne Kosove, liber ky qe beri revolucion duke u promovuar dhe ekspozuar ne Kosove, Shqiperi, Mal te Zi, Maqedoni ,Zvicer, Gjermani, Austri, Turqi,Ssuedi dhe ne USA me rreth 20 ekspozita nga ky liber. Perpos hulumtimit.Bora Balaj ka bere edhe mbledhjen e veshjeve origjinale te trojeve shqiptare dhe posedon mbi 200 veshje te ndryshme origjinale. Ka nje biznes qe e drejton prej 13 vjetesh ne Gjakovë, duke avancuar shume vajza dhe gra ne fushen e dizajnit. Po ashtu gjate punes se saj shpreh vazhdimisht interesimin per te ruajtur vlerat e trashegimise tone kombetare.



Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri