Rrugë dhe sheshe në qytet u mbushen nga femijë dhe të rritur të cilët e shrytëzuan këtë moment për foto dhe lojra të ndryshme.
Dëbore ka patur edhe në zonen turistike të Shëngjinit.
Uji i detit u bë njësh me shtresën e bardhë në rërë, duke krijuar pamje magjepëse.
Disa banorë në këtë zonë u shprehën se një trashësi të tillë dëbore nuk e kishin parë që në vitin 1989.
Po nga ana tjetër dëbora i ka gjetur të papërgatitur autoritet vendore.
Në rrugë nuk u pa asnjë efektiv policie, apo mjete për pastruar dëboren dhe për të hedhur kripë.
Në oret e mëngjesit trashësia e dëbores arriti deri në 10 cm, duke vështiresuar lëvizjen e automjeteve dhe qytetareve brenda qytetit të Lezhës dhe zonave përreth.
[gallery]25680[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO










