Ndarja e bujshme e Donald Veshaj dhe Bora Zemanin pushtoi gjithe rrjetin, pasi aktori i humorit nisi një një histori të re dashurie me Beatrix brenda shtëpisë së “BBV” dhe kjo u quajt një tradhti ndaj moderatores.

Pak ditë më parë, Bora u operua dhe ditën e djeshme ajo ka bërë një video nga shtëpia e saj ku tregon lulet që i kanë ardhur nga të afërmit dhe falenderon të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e saj.

Por ajo që u ka rënë në sy ndjekësve është një pikturë që ndodhet në shtëpinë e saj. Ajo është një pikturë që Donaldi e ka bërë në mars të 2020, të cilën e ka postuar edhe në Instagramin e tij. Duket se kjo pikturë paska qenë një dhuratë për Borën dhe kjo e fundit vazhdon ta mbajë 8 muaj pas ndarjes së tyre dhe pak javë nga romanca e re e Donaldit me Beatrix.

5/2