Bora mbulon vendin,probleme e
bllokime në disa qarqe/ Situata

Gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe shiu. Në veri dhe veri-lindje prej orëve të para të mëngjesit të sotëm vijojnë reshjet e dendura të dëborës, në jug shi intensiv, ndërsa pritet dëborë.

Në Shkodër është bllokuar Thethi, në Kukës janë bllokuar disa fshatra, por rruga e Kombit është e kalueshme, në Dibër janë bllokuar disa zona, ndërsa 5 makina u bllokuan për pak minuta në Selishtë nga dëbora. 

Moti i keq me reshje të dendura dëbore në veri dhe intensive shiu në jug të vendit do të mbizotërojnë deri ditën e mërkurë. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve në veri dhe verilindje, në zonat e përfshira nga dëbora që të mos lëviznin pa zinxhirë.

[gallery]25658[/gallery]

SITUATA NE TE GJITHA QARQET

[gallery]25657[/gallery]

Qarku Shkodër, i bllokuar Thethi
Ne qarkun e Shkodrës probleme nga reshjet e borës ka në zonën e Malësinë së Madhe. Shumë fshatra në Theth janë të bllokuar nga bora ndërsa në zonën e qytetit nuk ka reshje bore. Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Qarku Kukës, rruga e Kombit e kalueshme, probleme në fshatra
Në Kukës, reshjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm duke sjellë vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit dhe akset rurale në të gjithë qarkun, por nuk raportohet për zona të bllokuara. Reshjet e dëborës shoqërohen me stuhi të fortë. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës. Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. 8 borëpastruese për hedhjen e kripës dhe largimin e borës po punojnë në dy senset e Rrugës së Kombit. Polica ka ngritur postblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve, që të bëjnë kujdes me lëvizjendebore ne dardhe

debore ne dardhe

Situata deri në orën 14:00. Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të borës me intensitet mesatar e të ulët. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 12 cm ,Qaf-Shllak 10 cm,Qaf-Tobli 7 cm, Q-Luzhë 10 cm e Valbonë 12 cm.Niveli i Liqenit të Fierzëz 291.54 m,Prurjet 300 m3 /s.Sipas informacioneve të marra nga Firmat Kontraktore të akseve rrugore nacionale, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë: Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së reshjeve të borës e erërave të forta.Firmat Kontraktore kanë vënë në punë të gjitha kapacitet në mjete e punonjës për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore që kanë në inventar. Aktualisht të gjitha akset nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit qarkullohen normalisht.Kanë vështirësi disa akse rrugore ne administrim të Bashkive që lidhin fshatrat Turaj,Breki të Nj A Topojan, fshatra të Nj A Grykë-Çaj,fshtra të NjA Lekbibaj.I gjithë Qarku është i furnizuar me energji elektrike.Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk ka emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike” sipas Emergjencave Civile.

Prefekti i ri i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana ka shprehur për Report Tv se në lidhje me zonat përreth nuk ka ndonjë problem për t’u shqetësuar pasi ka monitorim gjatë gjithë kohës. Bashkia ka marrë masat e nevojshme dhe me mjetet që ka në dispozicion do të vijë në ndihmë. Sa i përket fshatrave të Tropojës, situata është nën kontroll, deklaron Kuçana.

Qarku Dibër, bllokohen disa zona
Në qarkun e Dibrës ka pasur probleme për shkak të uljes së temperaturave dhe reshjeve te bores. Njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara. Probleme janë shfaqur dhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të qarkut Dibër. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes vetëm aksi Peshkopi-Lurë është ende i bllokuar e qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen, ndërsa në të gjitha akset e tjera kalohet normalisht me zinxhirë. 

Qarku Korçë, probleme në Dardhë
Rreshje intensive bore ne gjithe qarkun juglindor. Trashesia maksimale ka arritur ne Dardhe me 20 cm ndersa ne Voskopoje 10 cm. Ne pjesen tjeter te qarkut ka arritur deri me 5 cm. Aktualisht me problematike paraqitet situata ne Dardhe ku intensiteti i reshjeve eshte teper i larte dhe rruga kalohet me zinxhire me veshtiresi. Pavarësisht se mjetet borëpastruese janë duke punuar dhe është bërë kriposja e rrugës reshjet e shumta vështirësojnë situatën. Pritet qe reshjet te vazhdojne ne 24 oret e ardhshme. Sipas instancave keshillohet qe te shmanget levizja ne segmentet rrugore te juglindjes se vendit pa zinxhire. Apel per drejtuesit e mjeteve te jene te pajisur me zinxhire.

Përveç Korçës, në qark ka nisur dëbora edhe në Pogradec, por nuk raportohet për probleme.

Qarku Elbasan, problem në Librazhd dhe Gramsh
Edhe qarku i Elbasanit është përfshire nga moti i ftohtë i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në disa  zona të thella malore në Prrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Elbasan janë shfaqur problemet e para për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Përsa i përket aksit Elbasan-Qafë- Thanë qarkullimi i automjeteve lejohet vetëm me zinxhirë. 

Në këtë vend punohet vazhdimisht me mjete dhe fuqi punëtore për ta mbajtur të zhbllokuar situatën.Akset që lidhin Librazhdin me Bulqizën janë pothuaj praktikisht të pakalueshëm. Po kështu Luniku, Stravaj, Sopoti, Polisi Stëbleva etj kanë probleme për shkak të reshjeve të dëborës.

[gallery]25656[/gallery]

Probleme ka dhe furnizimin me energji elektrike ne fshatin Qarrishte dhe në Nj. administrative Orenjë ku si pasojë e erërave të forta janë rrezuar shtyllat. Aktualisht në terren ndodhen punonjës të OSHEE për riparimin e defekteve. Situata pritet të përkeqësohet për shkak se meteorologët kanë parashikuar ulje të mëtejshme të temperaturave dhe reshje dëbore. Në prefekturë është ngritur shtabi i emergjencave i cili ka vënë në funksion gjithë kapacitetet që ka qarku.

Policia Elbasan: Mos lëvizni pa zinxhirë
Si pasojë e intensitetit të reshjeve të dëborës në Qarkun e Elbasanit, policia e Elbasanit u tërheq vëmendjen të gjithë drejtuesve të mjeteve që në aksin rrugor Përrenjas -Qafë Thanë të përdorin zinxhirët. Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

Qarku Lezhë, vijon dëbora, temperaturat -5 gradë
Edhe Qarku i Lezhës është përshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të dëborës kanë nisur në zonën e Mirditës, duke zbardhur dhe ‘Rrugën e Kombit’. Zona e Mirditës është problematike, pasi nga Repsi deri tek tuneli rruga është zbardhur nga bora, trashësia e borës ka shkuar deri në 7 cm por lëvizja e automjeteve nuk është bërë ende problematike në ato zona. Në rrugën e Kombit po punojnë 8 borëpastruese. Temperaturat arrijnë deri në -5 gradë. Sipas shtabit të emergjencave trashësia në zonat e thella ka arritur në 20 cm dhe ka vështirësuar qarkullimin. Në qarkun e Lezhës ka pasur probleme me energjinë elektrike pasi janë dëmtuar linjat, por nga mesdita, falë  ndërhyrjes së OSHE, energjia është rikthyer.  Elektricistet janë në terren dhe shumica e fshatrave po furnizohen. Zonat më problematike janë kryesisht fshatrat e thellë të Mirditës pasi edhe ndërhyrja është e vështirë duke marrë në konsideratë faktin që ka më shumë dëborë.
lezhe

Parashikimi/ Temperatura nën zero, borë në bregdet dhe përmbytje në Jug
Instituti i Gjeoshkencave thekson se sot dhe nesër do të vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, ndërsa do të sjellin probleme në qarkullim. “Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive. Pritet prania e reshjeve të dendura në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, me një shtrirje kohore nga dita e hënë deri në fillim të ditës së mërkurë. Reshjet e dëborës në kuota të ulëta mund të sjellin problematika të ndryshme (deri në bllokime) të transportit rrugor. Kjo është pasoje e uljes së ndjeshme të temperaturave, duke bërë që gjatë netëve i gjithë territori të jetë me temperatura negative”.

Stuhia dhe ngricat do të sjellin një ulje të temperaturave deri në -10°C në zonat malore. “Nesër (e hënë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: +1 / 10; në vendet e ulëta: 0 / 8 ; në vendet malore: - 10 / 0 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri dhe në bregdet e fortë”. Jugu rrezikohet nga përmbytjet në datë 26 dhe 27 shkurt, pasi parashikohet një fryrje e lumenjve. “Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë e mëdhenj, në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë e vegjël jugorë (qarqet Vlorë dhe Fier) përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt. Në këto dy qarqe mund të ketë edhe probleme të vogla nga përmbytjet urbane, në varësi të gjendjes së kanalizimeve” njofton Instituti i Gjeoshkencave.

SITUATA SIPAS MINISTRISE SE MBROJTJES NE TE GJITHA QARQET

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove