Bora Muzhaqi 'gjen kohë' dhe reagon për vrasjen e Mateos në Fier: Ngushëllime familjarëve, uroj që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri

Bora Muzhaqi 'gjen kohë' dhe reagon për vrasjen e Mateos në Fier: Ngushëllime familjarëve, uroj që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi

KORÇË- 8 ditë nga ngjarja e rëndë, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi “ka gjetur kohë” dhe shprehur ngushëllimet për familjarët e Mateo Vasiut, i cili u vra nga Klodian Çalamani duke theksuar se shpreson që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri.

“ Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s'do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri, tha Muzhaqi nga Korça, në takimin me studentë të Universitetit “Fan S. Noli” për punësimin, arsimit dhe dixhitalizimin.

Muzhaqi u vendos që qendër të kritikave për shkak se ajo iu shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Fier u tha gazetarëve se nuk kishte kohë: "Jam shumë vonë e më duhet të lëviz", teksa u kujtoi edhe kompetencat. Nisur nga ky reagim, PD-ja kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk është e denjë për ta mbajtur këtë detyrë. Mirëpo në një reagim të më vonshëm, ajo tha se “nuk ishte në kompetencën e saj, se deklarata e saj është keqkuptuar dhe është përdorur me sarkazëm politike e mediatike”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DURRESI: 26/11/2021 18:19

    O BORA O BISHE JEPI VAZHDO PERPARA TI DHE LEJI KTO DIJETARET TONE TI SE KETO NEPER KAFENE E ME MASHTRIME MERREN TERE DITES SHIF PUNEN TI SE DUKESH QE NGA FTYRA QE SJE HAJDUTE............

    Përgjigju
  • JamMushJam: 24/11/2021 23:44

    S’ka gje se politika mesohet. Edhe kjo cupa do mesoj te pergjigjet politikisht, po persa i perket pergatitjes ju vazhdoni lefni se s’kuptoni dot sjelljen e mesuar ne Angli ngaqe ju ka mbet ora te reagimet alla Sali!!!!!

    Përgjigju
  • Artani: 24/11/2021 18:17

    Nga e kane gjetur kete koke-boshe, njeri pa 1 qelize truri ne koke. Koka e saj eshte e mbushur me tallash

    Përgjigju
  • Bora: 24/11/2021 17:31

    Kjo eshte pa lidhje, se kuptoj pse i jepni kohe nga koha juaj, Bejini skip ..

    Përgjigju
    • artur: 25/11/2021 09:39

      Skip? Kjo eshte ministre! Ne vend te skip duhet te hiqet nga ai pozicion. E kuptoj qe figura e ministrit eshte figure politike dhe jo domosdoshmerisht duhet te jete eksperte ... por ne kete rast, niveli eshte cope-cope.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja