Bora, Olli: Akset nacionale të
kalueshme, përdorni zinxhirë

Bora, Olli: Akset nacionale të <br />kalueshme, përdorni zinxhirë
TIRANE- Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pothuajse gjithë vendin duke shkaktuar probleme. Drejtori i Zyrës së Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli deklaroi për Shqiptarja.com se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme ndërsa vë theksin në përdorimin e zinxhirëve dhe të mjeteve të tjera mbrojtëse nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.

“Nga një informacion i marrë në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, akset nacionale janë të qarkullueshme në të gjithë territorin e vendit. Ka akse të cilat janë problematike për shkak të borës dhe ngricës”- deklaron Olli, ndërsa vë theksin te lëvizja e automjeteve me zinxhirë dhe mjete të tjera mbrojtëse. “Të gjithë automjetet duhet të jenë të pajisur me zinxhirë, dhe mjete të tjera mbrojtëse. Në të kundërt policia e qarkullimit rrugor do të marrë masa ndëshkimore, deri në bllokimin e mjetit” paralajmëron shefi i emergjencave civile.

AKSET PROBLEMATIKE
Akset problematike janë Qafë Muzinë- Jorgucat, në Gjirokastër. Pjesa e Qafës së Qarit që lidh Korçën dhe Ersekën. Në Qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës janë 6 komuna malore të bllokuara.

SITUATA NE DISA QYTETE
Në Gjirokastër trashësia e borës brenda në qytet ka arritur në 10 cm dhe ka vështirësi kalimi në zonën muzeale. Që prej mbrëmjes së djeshme CEZ thotë se zona e Dropullit është pa energji elektrike, pa energji janë dhe komunat Zagori, Grapsh, Lazarat. Aksi Gjirokastër- Sarandë, gjatë orëve të mbrëmjes ishte i bllokuar në Qafën e Muzinës, dhe dhjetra makina ishin bllokuar dhe nuk mund të lëviznin, por sot në mëngjes, Olli raporton se është bërë e mundur hapja e rrugës, por makinat duhet të lëvizin me zinxhirë. I kalueshëm dhe aksi Gjirokastër-Kakavijë.

Në Korcë trashësia e borës në qytet ka arritur në 25 centimetra.  Reshjet e mëdha të borës që kanë rënë gjatë natës kanë izoluar Komunat Dardhë, Vithkuq, Lekas, Mokër janë të bllokuar nga bora. Mbeten të bllokuara akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Vithkuq dhe Korçë-Lozhan.

Në Bulqizë, reshjet e borës vazhdojnë të shoqëruara me erë të fortë, ndërsa temperaturat arrijnë deri në -5 gradë celciues. Në Pukë të gjitha akset janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Vështirësi janë akset Qafë Mali- Fierzë, Qafë Mali- Kukës.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese