OSBE: Po kërkojmë dialog që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje! S'mund të parashikoj a do të ketë të parakohshme

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka deklaruar se po kërkohet po nxitet dialogu mes palëve politike në vend, në mënyrë që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. A mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme? Kryediplomati kthen përgjigje i qeshur para gazetarëve duke thënë se nuk mund të parashikojë të ardhmen. 

Gazetarët: Nuk po arrijnë të gjejnë dakordësinë palët dhe kriza për fat të keq po tejzgjatet duke rrezikuar edhe zgjedhjet. Çfarë mund të bëhet tashmë në gjykimin tuaj?

Ambasadori: Ne po kërkojmë dhe nxisim të gjitha forcat politike që të marrin pjesë në zgjedhje. Nxisim dialogun dhe një përpjekje të përbashkët për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohet vendi.

Gazetarët: A mund të ketë zgjedhje tranzitore? A mund të ketë zgjedhje pa opozitën?

Ambasadori: Nuk e kam sferën e kristaltë që të parashikoj të ardhmen.

Gazetarët: Z. Ambasador, ju komentuat diçka rreth opozitës së re që është në Kuvend megjithëse dy partitë e mëdha opozitare që ndodhen në protesta nuk e njohin këtë opozitë. Është në gjykimin tuaj një kuvend legjitim ky që kemi sot?

Ambasadori: Të gjitha partitë politike që kishin përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i njohën rezultatet e zgjedhjeve të 2017-ës.

Nga Shkodra ku takoi disa studentë, ambasadori i OSBE-së vuri theksin tek ndryshimi që kanë pësuar studentët në forimin e tyre ekonomik dhe politik.

"Ky i sotmi qe një diskutim shumë i gjerë. Shkoi që nga situata e tanishme politike te protestat e studentëve të fundit të vitit të kaluar. Dhe me thënë të drejtën studentët më bënë shumë përshtypje; më bënë pyetje shumë të informuara. Më kujtohet kur isha më përpara Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, studentët më bënin pyetje që lidheshin me gatimet shqiptare. Kurse këto të sotmet ishin pyetje me natyrë politike dhe ekonomike dhe unë u përpoqa që t’i përgjigjesha sa më mirë që mundesha", tha Borchard.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur