Borchardt: 400,000 euro në
Fondin për Veriun e Kosovës

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, ka thënë se, deri më tash, në Fondin për Veriun e Kosovës janë mbledhur rreth 400,000 euro.

Në një deklaratë për radion “Kontakt plus” në Mitrovicë, ai ka kujtuar se doganierët e EULEX-it dhe pjesëtarët e policisë kufitare janë të pranishëm në pikëkalimet kufitare në veri.

“Përveç kësaj ka edhe video mbikëqyrëse, përmes të cilave përcillet se çfarë ndodh në këto vendkalime”, ka thënë Borchardt, duke komentuar dyshimet që kanë ngritur disa kryetarë të komunave veriore, se paratë për Fondin e Veriut përfunduojnë diku tjetër.

Fondi për zhvillimin e veriut është formuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aty derdhen të ardhurat që mblidhen nga mallrat, të cilat hyjnë nga pjesa qendrore e Serbisë në veri të Kosovës, përmes vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Marr nga Radio Europa e Lirë

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti