Makarona me salcë ragù me perime dhe salçiçe

Përbërësit:

  • 500 g pasta Ola
  • 1 pako salçiçe Tona
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 200 g salcë domate Star
  • Kripë dhe piper
  • Rigon ose trumzë

Përgatitja:

Në tigan kaurdisim qepën, selinonë dhe karrotën të prera në kubikë, shtojmë salçiçet e grira dhe salcën. Regullojmë shijen me kripë dhe piper, e lemë të ziejë 10 minuta dhe ndërkohë vendosim edhe pastat të ziejnë. I shtojmë te tigani ku kemi përgatitur salcën, i përziejmë mirë dhe i shërbejmë të ngrohta.