Kryetari i Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, shprehu sot kritika në adresë të politikës përsa i takon hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Gjatë fjalës së tij në veprimtarinë “Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë” organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, Borchardt theksoi se është ngritur prej një viti komisioni për hapjen e dosjeve, ende sot e kësaj dite nuk janë emëruar anëtarët e tij.
“Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët. E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin”, u shpreh Borchardt.
Ambasadori i OSBE tha se përvoja e vendeve të tjera, që janë përballur me të shkuarën, tregon se vetëm përmes zbulimit, trajtimit dhe diskutimit rreth padrejtësive të shkuara, arrijmë të mos lejojmë të shkuarën të bëhet barrë për të ardhmen.
Ambasadori gjerman iu referuar eksperiencës së vendit të tij, në përballjen me dosjet e regjimit komunist pas vitit 1990.
"
Është pranuar gjerësisht se zbulimi i këtyre dosjeve me një administrim të kujdesshëm ka qenë një hap integral i Gjermanisë në përballjen me të kaluarën e vet dhe, pavarësisht se shkaktoi disa skandale mediatike, procesi nuk shkaktoi asnjë trazirë sociale.
Në këndvështrimin tonë, që Shqipëria të përballet me sukses me të kaluarën, është thelbësisht e rëndësishme që ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të zbatohet me efektivitet dhe të shoqërohet me dialog përfshirës për të zbutur tensionet që mund të lindin nga publikimi i këtyre dokumenteve", deklaroi Borchardt.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15