Borchardt-Vasilit: Do ju mbështesin
në implementimin e dekriminalizimit

Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt , gjatë një takimi me ministrin e drejtësisë Vasili i ka siguruar se do të mbështes vendin në implementimin e kuadrit të ri ligjor, veçanërisht në drejtim të procesit të dekriminalizimit.
 
Në këtë takim, ambasadori gjithashtu ka njohur ministrin e ri në detyrë, Vasilin me disa projekte aktuale përmes të cilave prezenca e OSBE po e asiston aktualisht sistemin e drejtësisë. Këto projekte lidhen kryesisht me shërbimin e provës, sistemin penitenciar.

Borchardt e ka cilësuar Ministrinë e Drejtësisë si një nga partnerët më të afërta dhe më të mira dhe nga ana tjetër ministri i drejtësisë Vasili ka inkurajuar Borchardt për të vazhduar punën duke garantuar mbështetjen maksimale nga institucioni që ai drejton.
 
Ky takim është vlerësuar nga të dyja palët si një hap shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet mes vendeve. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës