TIRANE - Bordi i Riçertifikimit dhe Akreditimit të Profesionistëve, gjatë ditës së djeshme ka marrë vendimin se Personeli Shëndetësor që nuk i ka kreditet e edukimit në vazhdim, duke nisur nga data 15 prill 2015, me shpalljen nominale të emrave, duhet t’i nënshtrohen provimit të riçertifikimit.

Brenda datës 15 prill 2015, urdhrat e profesionistëve dhe fakultetet përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me shoqatat e profesionistëve të shëndetit do të hartojnë programet orientuese për të gjithë kategoritë e profesionistëve që do të duhet t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit. Po ashtu, brenda kësaj date, QKEV-ja do të bëjë me dije të gjithë emrat e profesionistëve që duhet t’i nënshtrohen këtij provimi. Ky provim duhet të bëhet brenda 6 muajve nga afati i caktuar.