Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ka kërkuar shkarkimin e Enkelejda Shehit, kryetarja e AMF.
 
Sipas një letre dërguar kreut të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçes, vendimi ka ardhur pas verifikimit të përputhshmërisë ligjore të Shehit nga ana e Bordit.
 
Në letër shkruhet se shkak  për këtë vendim janë bërë një sërë shkeljesh nga Enkelejda Shehu si sjellja joprofesionale dhe deri tek tek moszbatimi i rezolutës së Kuvendit.
 
Braçe ka njoftuar se ditën e enjte do të mbahet seanca dëgjimore ku do të thirren të dëshmojnë drejtoresha ekzekutive, kryetari i bordit dhe nëndrejtori ekzekutiv i AMF-së, dhe relatori i kësaj çështje tha kreu i Komisionit të Ekonomisë do të jetë Ervin Bushati. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)