TIRANE - Pasi votuan dy ditë më parë propozimin për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë paraqitur në prokurori siç dhe ishin ftuar, për të dëshmuar në lidhje me hetimin për vjedhjen e thesarit, teksa për mediat kanë preferuar të përgjigjen me heshtje.
I pari që është paraqitur në prokurori për të dëshmuar ka qenë Petraq Milo, i ndjekur më pas nga Dhori Kule e Ardian Civici, teksa pasi kanë dëshmuar për afro dy orë secili, ata kanë lënë prokurorinë duke mos u përgjigjur pyetjeve të medias.
A1Report ka mundur të mësojë se pyetjet e drejtuara nga orficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori Ramadan Troci ndaj anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës janë fokusuar në mënyrën se si merreshin vendimet në Bankë dhe nëse këta të fundit si kontrollor të bankës dhe guvernatorit a kanë patur ndonjëher informacion në lidhje me shkeljet e konstatuara në bankë.
Teksa këtë të Hënë ka qenë kreu i Prokurorisë së Tiranës z.Petrit Fusha, i cili ka kërkuar nga Parlamenti nëpërmjet një letre mirëkuptimi dërguar deputetit Braçe, që për aq kohë sa anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës po dëshmojnë në hetim në prokurori, të mos pyeten dhe në parlament.
Të martën pritet që dëshmojë guvernatorja në detyrë Elisabeta Gjoni, e cila për shkak të takimit me kryeministrin Edi Rama kërkoi shtyrjen nga prokuroria, pasi ishte planifikuar të dëshmonte sot. Organi i akuzës është shprehur se do të marrë në pyetje këdo që mund të hedhë dritë mbi skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në BSH.
(Në foto: Anëtari i Këshillit Mbikqyrës Petraq Milo gjatë mbërritjes në Prokurori)
(Në foto: Anëtari i Këshillit Mbikqyrës Dhori Kule gjatë mbërritjes në Prokurori)
(Në foto: Anëtari i Këshillit Mbikqyrës Ardian Civici gjatë mbërritjes në Prokurori)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.1%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 997
Lajme të tjera
-
Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë! Shtyhet për më 7 prill
30 Mars, 10:23
-
Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë
30 Mars, 10:09
-
Berisha: Rama ‘vrasës’ i opozitës shqiptare, s’mund të shpëtojë nga drejtësia! Insistojmë në ngritjen e komisioneve
30 Mars, 10:08
-
Arrestimi i Lefter Allës penalizon qytetarët në Bulqizë! Dy javë pa marrë pagesën në Bashki, s’ka kush të firmosë
30 Mars, 10:07
-
Gafa e Berishës: Do paraqesim një rezolutë në Kuvend që denoncon genocidin serb të Lumës në 2013
30 Mars, 10:04
-
Ministrja Kumbaro intervistë për ‘ITB Berlin’ panairin e turizmit: Gjithçka që ju duhet, e gjeni në Shqipëri! Destinacioni i preferuar në Ballkan
30 Mars, 10:02
-
Armand Duka ia bën të qartë Sylvinhos: Koha e humbjeve dinjitoze ka marrë fund
30 Mars, 10:00
-
Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh
30 Mars, 09:55
-
Berisha: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin! Ligji ka bazë kushtetuese, do insistojmë ta çojmë në Kuvend
30 Mars, 09:53
-
Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale
30 Mars, 09:39
-
Dea bëhet lidere, Olta i jep këshillën ‘gjeniale’: Tani bëje lëmsh gjithë shtëpinë
30 Mars, 09:38
-
Ndeshja e fundit e sezonit, tifozët e Arsenalit blejnë biletën për 28 mijë euro
30 Mars, 09:36