Bie nën 100 dollarë fuçia në bursë, Bordi i Hidrokarbureve në vend vendos uljen e çmimit të naftës e benzinës në 211 lekë/litri! Gazi nuk ndryshon

Çmimi i naftës është ulur me 6 lekë për 15 dhe 16 marsin 2022, duke reflektuar rënin e çmimit të naftës për fuçi në bursë nën 100 dollarë. Vendimi u morr nga Bordi i Hidrokarbureve i ngritur pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e  abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

Në mbledhjen e sotme bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë  i naftës dhe benzinës të ulet nga 217 lekë/litri në 211 lekë/litri, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon duke qëndruar 93 lekë/litri. Ditën e nesërme Bordi i Hidrokarbureve do të mblidhet sërish për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

"Çmimi me pakicë i naftës do të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë benzinës do jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do jetë 93 lekë/litri për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit", thuhet në vendim.

Çdo pikë karburanti në vend është i detyruar të zbatojë këtë vendim, teksa organet ligjzbatuese do të bëjnë çdo ditë kontrolle në terren. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet  nga gjobat deri në heqjen e licencës për pikat e karburanteve. Report Tv zbardhi një ditë më parë masat administrative e parashikuara për çdo biznes që nuk zbaton vendimin e marrë nga Bordi. Gjobat variojnë nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën dhe të gjitha paratë do të shkojnë 100% në buxhetin e shtetit. Në rast përsëritjeje, është parashikuar edhe heqja e licencës së tregtimit. 

Ngritja e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës ka shkaktuar reagimin e qytetarëve, të cilët kanë organizuar protesta prej ditësh në disa qytete.

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve 

  1. 1.     Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
  2. 2.     Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
  3. 3.     Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
  4. 4.     Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
  5. 5.     5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?