Bordi i ONM, Majko kundër Vasilit:
Jo debat, liri ndërkombëtarëve

Bordi i ONM, Majko kundër Vasilit:<br />Jo debat, liri ndërkombëtarëve
Ish-kryeministri Pandeli Majko i pyetur nga Report Tv mbi letrën që Ministri i Drejtësisë u ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit dhe ambasadorëve të vendeve të SHBA dhe BE për rolin e Bordit të Menaxhimit të ONM shprehet se ndërkombëtarët do të vijnë për të na vëzhguar ne dhe nuk do të jemi ne që do të vëzhgojmë ndërkombëtarët në punën e tyre.
 
"Tani unë nuk dua të bëhem pjesë e asnjë debati i cili mendoj që kërkon një vlerësim të natyrshëm në komunikim me misionin ndërkombëtar që do të merret me vëzhgimin e të gjithë procesit të verifikimit të përkohshëm të gjykatësve dhe prokurorëve.
 
Dëshiroj të nënvizoj një fakt shumë të thjeshtë se ndërkombëtarët do të vijnë për të na vëzhguar ne se si do ta kryejmë procesin e verifikimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Nuk do të jemi ne që do të vëzhgojmë ndërkombëtarët në punën e tyre
" thotë ai.
 
Majko kërkon më shumë tolerancë me të gjithë misionin ndërkombëtar duke shtuar se Vettingu e ka një sindikatë kundërshtuese dhe nuk i bëjmë mirë nëse bëhemi pjesë e kësaj.
 
'Kështu që mendoj se duhet pasur një tolerancë e natyrshme dhe komunikim po ashtu me të gjithë misionin ndërkombëtar që do të merret me këtë çështje me qëllim që gjërat të mos bëhen pjesë e një debati politik në skenën politike, pasi mendoj se vetting-u si proces e ka një sindikatë kundërshtuese.
 
Dhe nuk besojë se ne i bëjmë mirë situatës duke u bërë pjesë e kësaj sindikate. Në këtë kuptim mendoj se gjërat më mirë do të zgjidheshin nëse do të kishte një komunikim dhe sa më pak debat lidhur me këtë çështje. Tani ligjet janë shkruar, kushtetuta flet shumë qartë, nuk kemi pse të krijojmë keqkuptime në këtë drejtim
" deklaroi ai.
 
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili shprehet se në miratimin e Kushtetutës së re në 21 korrik nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM në Shqipëri dhe se një gjë e tillë është e paqartë dhe jo ligjore.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra