Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 14:30 e datës 6 qershor 2026 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës për shitje me pakicë është ulur me 2 lekë për litër, duke zbritur nga 192 lekë/litër në 190 lekë/litër. Edhe çmimi me shumicë ka pësuar të njëjtën ulje, nga 180 lekë/litër në 178 lekë/litër.
Ndërkohë, benzina është rritur. Çmimi i saj për shitje me pakicë është rritur me 1 lekë për litër, duke kaluar nga 172 lekë/litër në 173 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë është rritur nga 160 lekë/litër në 161 lekë/litër.
Kujtojmë se në lidhje me mënyrën se si llogariten çmimet e hidrokarbureve nga Bordi ka pasur pakënaqësi nga kompanitë e këtij sektori në vend, ndërsa një ditë më parë ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se zhvillohet një analizë ekonomike për të vendosur nëse formula aktuale e përcaktimit të çmimeve të karburanteve duhet të ndryshohet.
Komente




