Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve në vend

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve në vend

Foto ilustruese

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet më të fundit ku janë ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Krahasuar me ndryshimin e bërë ditë më parë, në vendimet e reja, reflektohet ulja e çmimit të naftës me 2 lekë për litër, benzinës me 5 lekë për litër dhe e gazit me një lekë për litër.

Në njoftimin e publikuar nga Bordi i Transparencës, bëhet me dije se ndryshimet në çmimet e karburanteve lidheshin me rënien e çmimit në bursën Platts.

Nafta do të shitet me jo më shumë se 221 lekë litri me pakicë dhe 209 lekë për litër me shumicë. Benzina do të shitet me jo më shumë se 204 lekë për litër me pakicë dhe 192 lekë për litër me shumicë. Çmimi me pakicë i gazit do të jetë jo më shumë se 73 lekë për litër me pakicë dhe 61 lekë për litër për automjetet.

Njoftimi i Plotë nga Bordi i Transparencës:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.  
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, - 5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (- 1.65 nga data 11.11.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur  127 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës

Çmimet aktuale do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 17/11/2022 07:54

    Se pse i ulin nuk e kuptoj... rritja ekonomike eshte 7.5% sipas qeverise... kane leke komunistat... ankohen kot... rriteni rriteni

    Përgjigju
  • Tani: 17/11/2022 06:40

    I befshi ilace per kalamajte te gjitha leket qe po vidhni ketij populli..E keni kthyer Shqiperine 30 vjete mbrapa o maskarenj..Nafta duhwj te ishte 170 leke sot..

    Përgjigju
  • Beni: 16/11/2022 21:47

    Mos u tallni me njerezit o kurvat e qeverise ju uroj ti beni ilace per familjen leket e vjedhura nga populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat