TIRANË- Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e hidrokarbureve! Pas një periudhe shumë të gjatë, çmimi i gazit është ulur ndjeshëm dhe duke nisur nga sot në orën 18:00 do të tregtohet me 66 lekë për litër nga 75 lekë që ishte më parë. Konkretisht, çmimi i gazit është ulur me 9 lekë.
Po ashtu ulje kanë pësuar edhe çmimi i naftës me 3 lekë, si edhe çmimi i benzinës me 1 lekë. Nga sot nafta do të shitet me 174 lekë për litër, nga 177 lekë për litër që ishte më parë. Ndërsa, benzina do të tregtohet 177 lekë për litër.
"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër", thuhet në njoftim.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ishte Bëhet
Nafta 177 lekë/litri 174 lekë/litri
Benzina 178 lekë/litri 177 lekë/litri
Gazi 75 lekë/litri 66 lekë/litri
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
59.7%
-
Jo
33.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2277
Lajme të tjera
-
A do të ulet çmimi tavan për naftën ruse?
29 Gusht, 09:05
-
Çmimet e naftës rriten për të tretën herë radhazi, shtrenjtohen me 16 lekë/litër brenda një muaji
14 Gusht, 09:57
-
Çmimet e naftës rritet për të shtatën javë radhazi në tregjet botërore
14 Gusht, 09:50
-
Shkrirja e Bordit të Karburanteve, Konfidustria: Nuk pritet të sjellë ulje të çmimit të hidrokarbureve! Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve
8 Qershor, 09:56
-
Vendimet e Këshillit të Ministrave, shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve
7 Qershor, 12:29
-
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit
5 Qershor, 10:24
-
Bordi rrit çmimet, benzina 6 lekë më shtrenjtë, shitet 179 lekë për litër! Rritet me 3 lekë nafta, gazi nuk ndryshon
26 Maj, 16:13
-
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend, nafta rritet me 4 lekë! Ja sa do shiten benzina dhe gazi
10 Maj, 17:13
-
Fermerët në Lushnje marrin naftën falas: Sasia më e ulët se vjet! Dolën shpejt për shkak të fushatës
8 Maj, 16:15
-
Bordi ul sërish çmimin e karburantit! Ulen me nga 3 lekë nafta dhe benzina! Gazi bie me 4 lekë, nga sot shitet 62 lekë/litër
4 Maj, 15:42
-
Vendimi i Bordit të Transparencës: Bien sërish çmimet e naftës dhe benzinës, nga sot me 2 lekë më pak në treg! Gazi nuk ndryshon
3 Maj, 16:13
-
Ibrahimaj: Çmimet e hidrokarbureve po normalizohen, mund të dalim nga ‘regjimi’ i Bordit! Borxhi publik është ulur falë rënies së euros
2 Maj, 09:21
Renia e euro dhe dollar ben qe ne treg ne burse me lek te blesh me shume karburant si rrjedhoje bie cmimi karburantit pra ulja e euros kundrejt lekut ndihmon konsumatorin shqiptar qe paguhet ne lek dhe shpenzon ne lek si monedhe !
Përgjigju