Taksa e qarkullimit që prej 2011-ës, është paguar në karburant, e që sot është 27 lekë për litër (32.4 lekë me TVSH), nga janari 2027, kalon tek taksat e makinës, dhe do të përllogaritet në bazë të vjetërsisë së mjetit, fuqisë motorike dhe karburantit që përdor.
Për të garantuar uljen e çmimit të naftës dhe të benzinës pas heqjes së taksës së qarkullimit nga karburanti, Ibrahimaj sqaron se po shqyrtohet një “mekanizëm i ri transparence”.
“Jemi duke menduar një mekanizëm transparence i cili do të jetë permanent me qëllim që të garantojmë që ai reduktim i taksës nuk do të jetë vetëm i reflektuar në çmimet e tabelave në momentin e parë pasi ajo është e paevitueshme, por do të jetë në mënyrë permanente reflektuar në çmimet e tabelave.
Ne kemi një transferim, po të themi, të një pjese të të ardhurave që do të mblidheshin nga karburantet në makina. Megjithatë dhe aty ka një deficit prej 5 miliard lekësh rreth gati 60 milionë euro. Sigurisht që efektiviteti i mbledhjes së taksës në pompë është shumë më i lartë sesa efektiviteti i mbledhjes së taksës në makina. Megjithatë është një nisëm të cilën neve vendosëm që ka ardhur momenti ta ndërmarrim pasi çmimet e karburanteve për hir së vërtetës janë të larta dhe të ndikuara nga kriza në Lindjen e Mesme”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.
Lajmi kryesor:
Reforma e pensioneve gati në 2028-ën/ Ministrja Ibrahimaj për Report TV: Në 2027-ën dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve që tani, për të shmangur spekulimet në janar








