Bordi i ushqimeve nuk i ndalon plotësisht abuzimet me çmimet! 'Financat': Marzhi i fitimit s’mund të jetë 100% i saktë! Braçe: Vaji hyri me 223 lekë dhe u shit me 350 lekë

Marzhet e fitimit janë bërë temë diskutimi në Komisionin e Ekonomisë, teksa diskutohej akti normative për ngritjen e bordit për monitorimin e produkteve të shportës. Ministria e Financave tha se për të përcaktuar marzhet e fitimit janë marrë importet e datave 24-31 mars, por fitimi i saktë bruto nuk mund të përcaktohet se ka shumë marka.

“Vaji ka edhe kontrata të lidhura me çmimet e mëparshme”, tha Niko Lera drejtor në Ministrinë e Financave.

“Ka ardhur në doganë me 223 lekë, u shit me 350 lekë, ku është marzhi i fitimit”, pyet Braçe.

“Po si të përcaktojmë marzhe për çdo lloj marke. Ne kemi përcaktuar një marzh që të jetë në gjendje të mbuloj fitimet dhe të mos jetë spekulativ. Nuk ka mundësi tjetër. Kemi marrë ato operator që kanë importuar mbi 90% të produktit, kemi nxjerrë mesataret me të cilat janë importuar këto marzhe. Përgjithësisht janë 4-5 operatorë që mbulojnë importin e këtyre 4 produkteve”, përgjigjet Lera.

Bordi nuk i ndalon plotësisht abuzimet pasi brenda kësaj periudhe ka pasur kompani që kanë importuar vajin me 193 lekë litri, ndërsa tavani i qeverisë është 321 lekë litri, ç’ka mund të sjellë abuzime nga tregtarët.

“Po ju jap shembullin e vajit kemi marrë importin e datës 24-31 mars, subjekti A ka importuar 224 lekë litri, subjekti B me 315 lekë, subjekti C me 193 lekë, subjekti D me 351 lekë litri, subjekti E me 212 lekë litri, subjekti F me 218 lekë litri, 270 lekë tjetri dhe 237 lekë tjetri”, tha Lera.

Ndërkohë për të pasur një vendimmarrje më transparente sipas opozitës nuk duhet të kishte biznese në bord.

“Shikoje në çdo degë kryesore të prodhimit ka kartel, që quhet shoqatë dhe kërkon të vendos çmimet”, tha Spaho. 

Ky bord ende nuk ka diskutuar në asnjë mbledhje për çmimet e inputeve bujqësore dhe kjo sipas deputetit socialist është e papranueshme, dhe po shtrenjton produktin vendas.

“A është marrë ky bordi me çmimet e inputeve bujqësore?”, pyet Braçe.

“Aktualisht bordi nuk ka pasur temë diskutimi inputeve bujqësore”, përgjigjet Lera.

“Lëndët e para nuk janë përfshirë askund ndërkohë që abuzimi është katastrofik, nuk e di sesi qeveria e ka gjykuar që të mos merret me çmimin e plehrave kimike. Sot nuk janë rritur vetëm çmimet e importit por edhe mallrat vendase”, shprehet Braçe.

Problem tjetër i ngritur në komision ishte edhe mungesa e inventarëve për mallin stok që kishin bizneset në kohën e ngritjes së bordit që të shmangej mundësia e çdo lloj abuzimi.

“Nevoja inventarëve është jetike. Ti nuk mund të caktosh çmimin pa bërë inventare, pasi ka edhe abuzim por edhe dëm ka sepse janë importe që vijnë shtrenjtë pas 28 shkurtit”, tha Braçe.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja